You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KAMASUTRA: JA SE ME CILAT GRA NUK DUHET TË BËSH KURRË SEKS!

KAMASUTRA: JA SE ME CILAT GRA NUK DUHET TË BËSH KURRË SEKS!

Nga Lorena Stroka

Më bën çudi të madhe kur njerëz që s’kanë shfletuar kurrë asnjë faqe nga KAMASUTRA bëjnë rolin e gjykatësit duke e akuzuar për shthurje morale. E vë dorën në zjarr që 99% e tyre nuk e di se për ç’flet KAMASUTRA, thjesht ka dëgjuar se është një libër me figura të turpshme. KAMASUTRA është një udhëzues dashurie me përmbajtje të analizuar “edukative”. Sikur një faqe në javë të lexonin, do kuptonin se sa gjëra kanë humbur… Sipas Kamasutrës “të bërit dashuri është… art” ndaj mos e ndyni me bindje dhe veprime të gabuara, shtoj unë.

Duke i hedhur një sy kapitullit të lidhjeve mes dy gjinive, më pëlqeu shumë pjesa ku VATSYAYANA këshillonte meshkujt se me cilat gra nuk duhet të bëjnë seks KURRË:

ME TË AFËRM: Dhe këtu sigurisht nuk flasim vetëm për motër, por dhe kushërira të largëta. Qëndroni larg gjakut tuaj.

ME LEBROZE: Nuk e di se ç’ndodhte atëherë në Indi, po përderisa autori e liston mbase ekzistonte si dukuri. Sidoqoftë është e pështirë të flesh me dikë që ke frikë se mos i bien veshët apo gishtat.

ME GRUAN E SHOKUT: Vlerat morale janë ato që e bëjnë mashkullin BURRË. Ndaj larg rasteve të tilla. Siç thotë dhe një miku im: “Ato gjana qi s’të kanë hije e s’të përkasin, s’duhet me i dëshirue”.

ME MURGESHË: Akoma dhe si përfytyrim më duket i sëmurë seksi me një murgeshë.

ME FEMËR TË PISTË: O zot, nuk besoj të ketë tmerr më të madh se sa të flesh me një të pistë?! Laaaaaaaaaaaaarg!

ME TË SHKALLUAR: Në këtë rast u bëhet kabull vetëm atyre që i përkasin të njëjtës kategori!

ME GRUA GOJËLËSHUAR: Konfidencialiteti është gjë e madhe, ndaj larg llafazaneve që s’dinë ta qepin të shkretën gojë. Gjithë dynjaja do e marrë vesh se ç’bëtë, ku e bëtë, me kë e bëtë dhe si e bëtë?!

ME SHOQEN E GRUAS: Vër veten tënde në vendin e saj, si do të dukej po të shkonte ajo me shokun tënd?! Nuk thonë kot: “Si të bajsh, ashtu ke me gjetun”.

ME GRUA TË BARDHË OSE TË ZEZË SHUMË: Sorry, Vatsyayana, por këtu më duket se ia ka futur kot. Me këtë që ka thënë i bie të jetë racist, madje dhe ndaj vetes, pasi Hinduistët nuk shquhen për bardhësi!/AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top