You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KAMA SUTRA, DARMA, ARTHA DHE… PËRMASAT (interesante)

KAMA SUTRA, DARMA, ARTHA DHE… PËRMASAT (interesante)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Para se të hyjmë në thelbin e shkrimit do doja të zbërthenim pak kuptimin e KAMA SUTRA-s.

KAMA: Afroditë (perëndeshë bukurie), dashuri, kënaqësi…

SUTRA: Fill/pe, ndarje, këngë…

DARMA: Virtyt, besim, bindje ndaj Karmës…

ARTHA: Njohuri, forcë shpirtërore, motivim…

Sipas librit të Kama Sutra-s mashkulli duhet të kalojë përmes tri fazave në jetë. Gjatë adoleshencës duhet të merret me Darmën dhe Arthën. Në moshë të rritur, me Karmën, dhe në moshë të madhe, t’i përkushtohet plotësisht Darmës, për të bërë zgjedhjet e tij përfundimtare.

Femra është ajo që vë në praktikë teorinë. Vetëm ajo e bën realitet Kama Sutra-n. Por që të ndodh kjo, fillimisht merr të gjitha njohuritë e nevojshme të Darmës dhe Arthës nga femrat e tjera me përvojë.

Mësimdhënia e Arthës kryhet nga ata që merren me Tregti dhe Art.

Ndërsa Darma ndihmon aftësitë praktike të individit duke e nxitur atë të ngjitet në stade më të larta.

Kama është gëzimi, kënaqësia që rrjedhon nga pesë shqisat.

Kama Sutra didaktohet dhe mësohet vetëm pasi ke arritur tek Kama. Me fjalë të tjera, është përfundimi i dashurisë pas shumë veprimeve dhe përvojave.

KAMA SUTRA dhe përmasat…

Njerëzit që vijnë në Tokë janë të ndryshëm mes tyre, sa në bukuri, po aq dhe në madhësi. Prandaj është e rëndësishme të merren parasysh jo vetëm ngjashmëritë, por kryesisht ndryshimet mes tyre. Sidomos, këto të fundit, kanë kuptimin më të thellë të suksesit në bashkimin seksual të çiftit.

Burrat në varësi të përmasave trupore që kanë, ndahen në tri kategori: Burri Lepur, Burri Dem dhe Burri Kal. Ndërsa gratë ndahen në tri kategori të tjera: Gruaja Drenushe, Gruaja Pelë dhe Gruaja Elefant.

Në bazë të përmasave të tyre trupore po ju rendis përputhjet erotike mes tyre…

Lepuri shkon me Drenushen (si çift)

Demi me Pelën

Kali me Elefantin

Çiftet që NUK duhet të bashkohen janë:

Lepuri NUK duhet të bashkohet me Pelën

Demi NUK duhet të bashkohet me Drenushen

Demi NUK duhet të bashkohet me Elefantin

Kali NUK duhet të bashkohet me Drenushen

Kali NUK duhet të bashkohet me Pelën./AlbStroka.com/

Sipas autorit të Kama Sutra-s, bashkimet e pabarabarta bëhen sepse dëshira e vetëdijshme ndryshon nga personi në person.

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top