You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KAMA SUTRA: SA LLOJE DASHURISH KA?

KAMA SUTRA: SA LLOJE DASHURISH KA?

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Filozofia themelore e Kama Sutrës është: PËRQAFONI SA MË SHUMË, SE VETËM KËSHTU DO TË ARRINI TË BËNI SEKS TË SHKËLQYER, DHE TË FITONI BESIMIN E PARTNERIT TUAJ!

Përmasat dhe kategoritë

Sipas Kama Sutrës, burri dhe gruaja ndahen në tri kategori. Mashkulli mund të klasifikohet në: “lepur”, “dem” dhe “kal”, në varësi të madhësisë së penisit. Ndërsa femra klasifikohet në: “drenushe”, “pelë” dhe “elefant”, në varësi të thellësisë së vaginës. Siç e kuptoni dhe vetë, hamendësitë në këto raste nuk pijnë ujë, “zbulimi” kryhet vetëm përmes marrëdhënies…

Autori i Kama Sutrës citon se ashtu si përmasat, dhe pasionet nuk janë të barabarta tek të gjithë, domethënë, çdo individ ka rezistenca dhe instinkte të ndryshme seksuale.

Për shembull, kur një çift kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë, dëshira është e fortë, por kohëzgjatja e shkurtër. Ndërsa në kontaktin e dytë, ndodh krejt e kundërta.

Ndërsa për femrat, Vatsyayana, mendon se në herën e tyre të parë, pasioni është i vogël dhe kohëzgjatja e madhe. Dhe sa më shumë përsëriten kontaktet, aq më tepër rritet pasioni i tyre dhe zvogëlohet koha.

Kategoritë e dashurisë

Për mendimin tim, pjesa e klasifikimit të dashurisë, është nga më interesantet e librit, megjithëse ka disa mangësi. Sipas Kama Sutrës dashuria ndahet në tri kategori: 1) dashuria që lindë me kalimin e kohës (fitohet pasi jeton gjatë me një njeri, mësohesh me të, dukuri e hasur te martesat me mblesëri), b) dashuria imagjinare (pak a shumë të gjithë ndërtojmë një model në mendjen tonë për femrën/mashkullin e përsosur, pavarësisht se sa i përgjigjet realitetit ), c) dashuria që krijohet nga besimi (kur njëri partner ushqen ndjenja besimi për tjetrin)./AlbStroka.com/

Diku këtu, më duhet të shtoj se autori ka harruar të citojë dashurinë për interes (“mbretëreshën” e çdo kohe), si dhe dashurinë e rrufeshme (me shikim të parë)./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top