You Are Here: Home » Mjekësi » KALCIUMI RRIT APO ZVOGËLON RREZIKUN E GURËVE NË VESHKA?

KALCIUMI RRIT APO ZVOGËLON RREZIKUN E GURËVE NË VESHKA?

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-kalciumi-veshkatNga Lorena Stroka

Krijimi i gurëvë në veshka është një çrregullim i traktit urinar që shfaqet në një pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Formimi i kristaleve mund të “bllokojë” një pjesë të uretrës, duke shkaktuar në këtë mënyrë djegie dhe dhimbje të padurueshme.

Në shumë raste, këto kristale, janë të përbëra nga kripërat e kalciumit, fakt që lind një mori shqetësimesh te pacientët të cilët nuk dinë se sa kalcium duhet të marrin përmes ushqyerjes.

Në fakt, kalciumi i përfshirë në ushqime, duket se nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Përkundrazi, marrja e mjaftueshme e kalciumit siguron deri në njëfarë shkalle largimin  e acideve oksalike – përbërësve që kontribuojnë në krijimin e kristaleve nga trakti digjestiv. Për këtë arsye, nuk këshillohet asnjë lloj kufizimi në konsumin e produkteve bulmetore apo burimeve të tjera të pasura me kalcium.

Nga ana tjetër, disa hulumtime kanë treguar se shtesat ushqimore të kalciumit përgjegjësohen për rritjen e rrezikut të gurëve në veshka./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top