You Are Here: Home » Mjekësi » Kafja dhe vetitë e saj

Kafja dhe vetitë e saj

Nga Lorena Stroka

Si do që ta bëjmë kafja mbetet një kënaqësi e jetës sonë të përditshme. Personalisht, fatmirësisht apo fatkqësisht (këtë vërtet s’e di) ndihem e “varur” nga kafja, më pëlqen shumë dhe nuk mundem pa të. Zakonisht e preferoj  kur e përgatit dikush tjetër…


Cilat janë vetëtë e dobishme të saj për shëndetin tonë?
Vetitë e kafesë, qoftë pozitive apo negative rrjedhojnë nga përmbajtja e kafeinës. Sipas hulumtimeve të ndryshme:

·Kafja përmirëson aftësitë mendore dhe kujtesën.

·Kafja të çliron nga lodhja dhe gjumi.

·Kafeina ndikon në sistemin urinar pasi ka veprim diuretik. Përmban gjithashtu substanca me aktivitet të fortë antioksidant.

· Vepron si ilaç antidepresiv, na bën të ndihemi mire.

· Kafeina gjendet në ilaçe të ndryshme që përdoren për trajtimin e dhembjeve.

· Në doza të tepruara mund të shkaktojë rrahje të shpejta zemre, nervozizëm, shqetësime, të dridhura dhe pagjumësi. Gjithashtu, ndërprerja e papritur e kafesë mund të shkaktojë dhembje koke dhe marrje mendsh.

Kjo nuk do të thotë se cilido që nuk konsumon kafe, duhet ta listojë në përditshmërinë e vet. Ndërsa të gjithë ju që pini kafe çdo ditë, do të ishte mire që ta kufizonit pak, gjithmonë brenda normave. Sepse në qoftë se pini kafe gjatë orëve të vona të mbremjes, do të vuani nga pagjumësia. Zgjidhja më e mirë është që të mos pini kafe pas ores 5 të pasdites./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top