You Are Here: Home » Mjekësi » Kafja redukton rrezikun e hemorragjisë cerebrale tek gratë

Kafja redukton rrezikun e hemorragjisë cerebrale tek gratë

kafja-turke-lorena-stroka-albstroka

Nga Lorena Stroka

Konsumi i kafesë redukton rrezikun e episodeve cerebrale tek femrat. Sipas një hulumtimi të kryer në Universitetin e Autonoma-s (Madrid, Spanjë), gratë që konsumonin më shumë se katër filxhanë (kafe) në ditë rrezikonin 20% më pak për episod cerebral në krahasim me gratë që pinin vetëm një filxhan kafe në muaj.

Pirja e dy apo tre filxhanëve në ditë zvogëlon rrezikun deri në 19%. Nga viti 1980 hulumtuesit testuan 83.076 gra (pa trashëgimi cerebraliteti, sëmundje kardivaskulare, diabeti dhe kanceri). Çdo 2-4 vjet plotësonin pyetësorë të ndryshëm në lidhje me shpeshtësinë e konsumit të  ushqimeve të caktuara. Gjatë periudhës së kërkimit, që zgjati 24 vjet, u raportuan 2.280 episode cerebrale. Gratë të cilat nuk pinin duhan ose e kishin ndërprerë si dhe konsumonin 3-4 kafe në ditë, rrezikonin 43% më pak se të tjerat për episode të mundshme cerebrale…

Ndërsa duhanpirëset megjithëse konsumonin 4 filxhanë kafe në ditë, shkalla e reduktimit të rrezikut për goditje cerebrale ish vetëm 3%. Arsyeja e reduktimit të episodive cerebrale është kafeina. Vullnetaret që konsumonin çaj me kafeinë nuk kishin të njëjtat rezultate përsa i përket reduktimit të episodeve cerebrale./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top