You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA SI TË PASTRONI ENËT METALIKE

JA SI TË PASTRONI ENËT METALIKE

albstroka_blog_lorena_stroka_keshilla_si_te_pastroni_enet_metalikeNga Lorena Stroka

Në qoftë se i përkisni kategorisë së njerëzve që u pëlqejnë shumë enët apo sendet metalike, por, që shpesh vështirësohen t’u japin shkëlqimin e humbur, atëherë, mundohuni të mbani mend këshillat e mëposhtme:

Për enët/sendet prej argjendi: Në 1 litër ujë shtoni 18 gr kripë dhe 18 gr sodë buke, lereni të ziejë për disa minuta. Në vazhdim, pasi të jetë ftohur pak, lajini me një pecetë të butë.

Për enët/sendet prej bronzi: Në një enë të pastër përzieni së bashku 1 filxhan kripë, 1 filxhan miell, si dhe pakëz uthull. Mandej, lagni një copë sfungjer në të, dhe filloni të fërkoni enët tuaja.

Për enët/sendet prej bakri: Në një tas mesatar përzieni së bashku 1 filxhan lëng limoni dhe pakëz kripë, ose 1 filxhan uthull të ngrohtë dhe pak kripë. Në vazhdim, lagni një leckë dhe vijoni me larjen./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top