You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA SI BËHET ÇHELMIMI I FLOKËVE

JA SI BËHET ÇHELMIMI I FLOKËVE

albstroka-blog-çhelmim-flokesh-lorena-stroka-shkrime-biografia-gazetare-wikipedia© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Me siguri të gjithë keni dëgjuar mënyra të ndryshme për detoksifikimin e organizmit, por, jo atë të flokëve. Në shumicën e rasteve, kur flasim për çhelmim, gjëja e parë që na vjen ndërmend është ndonjë përbërës i veçantë natyral, i pasur me antioksidantë.

Dhe në fakt nuk është gabim, veçse këto metoda përdoren për detoksifikimin e organeve themelore të trupit. Po për flokët a ka ndonjë mënyrë çhelmimi? Përgjigja është “PO” dhe shoqërohet nga metodat e mëposhtme:

Pastroni tërësisht lëkurën e kokës

Ashtu si poret e fytyrës, edhe folikulat mund të mbyllen nga papastërtitë, sebumi dhe akumulimi i produkteve të përdorura. Si fillim, zgjidhni një shampo që përmban selenium sulfide, acid salcilik ose zinc pyrithione për të larguar qelizat e vdekura.

Bëni një pushim disa-javor prej ngjyrimeve

Është e qartë, që akoma dhe bojrat më të mira, i rëndojnë flokët. Në qoftë se i lyeni flokët rregullisht, bëni një ndalesë 1-2 mujore, për t’i “qetësuar” sadopak.

Përdorni sodë buke

Biokarbonati i natriumit (soda e bukës), është një pastrues i shkëlqyer (për këtë arsye përfshihet thuajse në të gjitha pastat e dhëmbëve). Largon çdo akumulim produkti (shampoje, llaku, vajrash etj.,) nga flokët. Si ta përdorni? Në një tas të vogël shtoni 1 lugë gjelle sodë buke dhe 1 lugë gjelle shampo, në vazhdim,  përziejini mirë së bashku derisa të krijohet një masë homogjene, pastaj përhapeni në flokët tuaja duke i fërkuar lehtë nga bishtat te rrënjët për 3-4 minuta. Në fund, shpëlahuni si zakonisht.

Përdorni vaj ulliri

Vaji i ulliri përmban acide të shumta yndyrore, të cilat mbulojnë pjesën e jashtme të fijeve të flokut, duke i hidratuar dhe mbrojtur ato nga dëmtimet. Në një xhezve ngrohni (pak, sa ta durojë gishti) 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, pastaj aplikojeni në flokë të thatë, jo afër rrënjëve, duke e lënë të veprojë rreth 1-2 orë.  Për efekte sa më të mira mbulojeni kokën me një kapuç plastik./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top