You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » JA SE CILËT MESHKUJ KORRIN SUKSES NË SEKS

JA SE CILËT MESHKUJ KORRIN SUKSES NË SEKS

Nga Lorena Stroka

Si në paqe dhe në luftë mendjen e meshkujve një gjë e sundonte gjithmonë… femra ose më saktë femrat. Sa më shumë, aq më mirë. Thellësisht, të gjithë pa përjashtim, pavarësisht se ç’shprehen para grave, do donin të kishin një harem personal (ah, sikur ta dini se sa shumë ia kanë zilinë sulltan Sulejmanit, të gjallë do donin ta hanin). Është në natyrën e mashkullit të jetë tërë kohën në… gjuajtje, dhe të mburret para meshkujve të tjerë për suksesin që ka korrur në seks, dhe sikur kjo të jetë veç në fantazinë e tij.

Mesatarisht një mashkull mund të shkojë me 15-20 femra. Shifra nuk është standarde, pasi ka nga ata që kanë shkuar vetëm me një, si dhe të tjerë që e kanë kaluar njëqindëshen me kohë. Janë të paktë meshkujt që nuk thonë gjëra të ekzagjeruara lidhur me temën… dashnore. Shumica, vë në listë akoma dhe ato me të cilat ka shkëmbyer thjesht një “mirëmëngjes”… Për burrat, sukses do të thotë të kesh fjetur me sa më shumë gra.

Në qoftë se dhe ju doni të krijoni një mini-haremin tuaj, (veç ju lutem mos guxoni të bëni ëndrra për haremin e sulltan Sulejmanit, është e pamundur ta konkuroni) duhet të mësoni se ç’lloj meshkujsh preferojnë gratë. Në pjesën e katërt të librit KAMASUTRA, (f. 28), autori nënvizon se “meshkujt që kanë më shumë sukses janë ata që i njohin mirë femrat”. Do më thoni: “Po s’u lidhe, si do t’i njohësh, njohje në ajër nuk ka?” Mos u nxitoni të arrini në përfundime të gabuara. Duke i hedhur një sy listës së mëposhtme, do të merrni të gjitha përgjigjet që kërkoni.

Meshkujt që korrin sukses me femrat janë:

  • Zotëruesit e mirë të 69 pozicioneve të seksit: Femrat e etura për seks, është pak e vështirë t’u thonë JO seksomanëve. Ndaj për të rritur shanset e suksesit, ushtrohuni sa më shumë në akrobaci. S’thonë kot: “s’kalohet lumi pa u lagur këmbët”.
  • Muhabetçinjtë: Kush tha që këta nuk merren seriozisht nga gratë? Gaboheni. Këta miqtë e dinë mirë si t’u vijnë pas qejfit grave.
  • Dëgjuesit e mirë: Të dëgjojnë, të studiojnë dhe në fund të vënë kapelen sipas kokës.
  • Njohësit e mirë të femrave: Zakonisht këta mund të jenë ata që janë rritur mes grave (halla, teze, kushërira etj,.). Njohin saktësisht të gjitha dobësitë e tyre.
  • Gruarët/kurvarët: Duke qenë adhuruesë të flaktë fundesh/fustanesh (ose më saktë të asaj që gjendet nën to) dinë se si ta… gjuajnë një femër. Në mënyrë metodike u frymëzojnë besim, dashuri dhe çdo gjë tjetër që mund të përfytyroni.
  • Lajmsjellësit: Janë nga më të rrezikshmit. Të hanë qetas. Asnjëherë nuk i përcjellin mesazhet ashtu si janë, i deformojnë me qëllim përfitmin personal. Në fund diçka u zë dhëmbi dhe atyre.
  • Komshinjtë: S’ka mashkull të mos ketë pasur lidhje me ndonjë vajzë në lagje ose në fshat. Diçka dinë ata që thonë se golat më të mirë shënohen në fushat miqësore…
  • Cubat: Krijojnë një lloj “prestigji”. Dallojnë nga masa… sipërfaqësisht. Në të vërtetë u shkon për shtat ajo shprehja: “shumë zhurmë, por asgjë…”
  • Të paraqitshmit: Kush tha që femrat nuk preferojnë të bukurit, por vetëm shpirtmirët? Gënjeshtër me bisht. Lere se ç’thonë para juve. Tjetër u thotë goja, dhe tjetër zemra.
  • Parallinjtë: Të preferuar në çdo kohë. “Kur kam mundësi të ha me lugë floriri”, thotë gruaja, “pse të shkoj me fukarain që s’ka çati mbi kokë?”
  • Meshkujt me pozitë: Këta janë “qelepurët” e ambiciozeve, që vdesin për një çikë emër në pjacë. Dhe pse kanë sukses me gratë, asnjëherë nuk dashurohen nga ato, thjesht shfrytëzohen.
  • INTELIGJENTËT: Jo më kot i lashë për në fund, si qershia mbi tortë. Kanë patur, kanë dhe gjithmonë do kenë sukses. Janë të vetmit që kombinojnë malin me detin. Shpresoj ta keni kuptuar se ç’kam dashur  të them me këtë frazën e fundit/AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top