You Are Here: Home » Mjekësi » JA PSE SPERMA U BËN MIRË GRAVE…

JA PSE SPERMA U BËN MIRË GRAVE…

Nga Lorena Stroka

Të dashur lexues, titulli nuk është aspak provokues, dhe mbi të gjitha nuk nënkupton asgjë seksistike nga ana ime. Ky është  një sqarim i shkurtër ndaj atyre që nxitohen të akuzojnë artikullshkruesit për deformime lajmesh. Kërkimet janë kryer nga Anglezë, unë,  thjesht paraqes lajmin sa më saktë mundem, kuptohet në mënyrën time. Ky është stili im i të shkruarit, kujt i pëlqen e lexon, kujt s’i pëlqen le të shkojë gjetkë. Në fund të fundit, përderisa faqja është e imja, shkruaj ç’të dua në të, pa kërkuar lejen e askujt.

Tani, për sa i përket temës së sotme… një ekip shkencëtarësh ka zbuluar se sperma nuk ndihmon vetëm në riprodhim, por krijon dhe shumë kushte të dobishme për gratë, duke përmirësuar kështu funksionin e organizmit të tyre. Do më thoni po cilat janë ato të mirat e spermës? Përgjigja vijon si më poshtë:

Disa shkencëtarë nga Universiteti i East Anglia konstatuan se një molekulë e vetme (sperme) mund:

  • të shndërrojë një seri të tërë gjenesh femërore
  • të përforcojë sistemin vetëmbrojtës
  • të përmirësojë shikimin
  • të rrisë pjellorinë
  • të formojë kushte të konsiloduara gjumi dhe ushqyerjeje te një grua

Studiuesit kryen eksperimentet e para në minj (femra) dhe vërejtën se një proteinë që gjendet në spermën e mashkullit mund të shkaktojë seri ndryshimesh në gjenet femërore. Minjtë (femra) shihnin ndryshimet e mëposhtme menjëherë pas raportit seksual:

  • donin më shumë ushqim,
  • dukeshin më të shëndetshëm
  • lëviznin më mirë në mjedisin ku jetonin

Shkencëtarët janë të bindur se kjo që ndodh me minjtë femra ndodh edhe me gratë, domethënë trupi i tyre ka të njëjtat reagime. Dr. Treisi Çapman, kryesuesja e hulumtimit, shpjegon: “Ekzaminuam efektet e një proteine enigmatike (sperme) dhe zbuluam ndryshime të rëndësishme në gjene që lidhen me zhvillimin e vezëve, embriogjenezën e hershme, vetëmbrojtjen, sjelljen dhe shtigjet e shikimit“. Profesorja e biologjisë nuk nguroi ta karakterizonte proteinën në fjalë “regullator madhor”./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top