You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KUR DUAN SEKS FEMRAT?

KUR DUAN SEKS FEMRAT?

Nga Lorena Stroka

Dashuria fillon në mënyrë magjike. Mjafton një vështrim, një aromë, një kujtim dhe stomaku fillon të lidhet nyje-nyje.

Zemra rreh shpejt dhe truri… çmendet. Nevojiten vetëm 90 sekonda ose e shumta 4 minuta për të vendosur nëse dikush të tërheq erotikisht.

Në kërkim të dëshirës së humbur…

Kusht themelor për nisjen e kontakteve të ngushta, përveç tërheqjes, është aktivizimi i disa rajoneve të caktuara të trurit. Dopamina, testosteroni, oksitocina “përmbytin” trupin duke krijuar ndjenja epshi, pritjeje, kënaqësie etj,. etj.

Vite më parë, seksologët mendonin se në krahasim me gjitarët e tjerë, gruaja ka humbur atë që quhet… estrus. Në biologji estrusi njihet si periudha kohore gjatë së cilës femrat pranojnë çiftëzimin dhe kjo ndodh disa ditë para ovulacionit (fazës pjellore).

Psikologu evolucionist David Bas, përmend se deri dje mendohej se grave u pëlqenin vetëm burrat e pasur dhe të pushtetshëm. Ndërsa sot vërehet se ato kanë axhendë të fshehtë seksuale dhe shfaqin sjellje binare (të dyfishtë): kur nuk kanë estrus, u pëlqejnë meshkujt e pasur, ndërsa kur kanë estrus, magnetizohen vetëm nga karakteristikat mashkullore, pa marrë parasysh trashësinë e… portofilit.

Bëhen më shumë lozonjare…

Sipas një kërkimi të kryer në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, femra ka estrus kur ndodhet në fazë pjellore. Estrusi shfaqet disa ditë para ovulacionit dhe arrin kulmin e vet në ditën e 14-të të ciklit menstrual. (Dhe siç e kuptoni, lënia vetëm e gruas në një fazë të tillë është gabim i pafalshëm, pasi shumë të papritura mund të ndodhin).

Ndryshimet në nivelet e prodhimit të hormoneve femërore (estrogjeneve dhe estradioleve) përgjegjësohen për dëshirën seksuale të grave. Këto hormone sekretohen në gjak duke shënjestëruar inde të veçanta, përfshirë dhe trurin.

Në bazë të lartpërmendurave, psikologët vërejtën se disa ditë para ovulacionit femrat bëhen më sensuale, vishen më seksi, shkojnë më shpesh në flokëtore dhe lyhen më shumë. Gjatë periudhës së estrusit ato bëhen më lozonjare, flasin më shumë, prekin më lehtë dhe në përgjithësi nuk thonë jo në seks. /AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top