You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA CILI VEND MBAN VENDIN E PARË PËR OPERACIONE PLASTIKE!

JA CILI VEND MBAN VENDIN E PARË PËR OPERACIONE PLASTIKE!

keshilla-nga-lorena-stroka-wikipedia-gazetare-gazeta-albstroka-operacione-plastikeNga Lorena Stroka

Miliona njerëz po dynden drejt botës së kirurgjisë plastike! Në mesin e ndërhyrjeve më të njohura përfshihen zmadhimi i gjirit, liposuksioni dhe botox-i. Sipas ISAPS-it më shumë se 23 milionë ndërhyrje kirurgjikale dhe jo-kirurgjikale u kryen brenda vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën ndërkombëtare, me gati 4 milionë njerëz të operuar, një vend më poshtë gjendet Brazili me mbi 2 milionë ndërhyrje, pastaj vijojnë Meksika, Gjermania, Spanja, Kolumbia, Italia, Venezuela, Argjentina dhe Irani.

Botox-i është ndërhyrja estetike më e njohur në botë – toksina – e cila mund të jetë vdekjeprurëse injektohet për të paralizuar muskujt e fytyrës, si dhe për të ngadalësuar procesin e plakjes.

Gratë janë klientet më të mira në këtë treg, pothuajse 90% e ndërhyrjeve kryhen në gra, gjë që përkthehet në 20 milionë operacione.

Burrat treguan preferencë më të madhe ndaj rimodelimit të hundës, blefaroplastikës dhe heqjes së dhjamit të tepërt.

Sa i përket zmadhimit të penisit, gjermanët, meksikanët, spanjollët dhe venezuelasit rezultojnë të jenë më hallexhinjtë në këtë drejtim./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top