You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA ÇFARË MË MUNGON MË SHUMË NGA SHKOLLA…

JA ÇFARË MË MUNGON MË SHUMË NGA SHKOLLA…

Unë që thoni ju miq, për një gjë shquhesha në shkollë, për mënyrën e shpejtë të të folurit/lexuarit/shkruarit. Mësuesi i letërsisë, z. Arapi më hiqte vërejtje gjithmonë: “Të lutem, Lorena, lexo më ngadalë që të të kuptojnë të gjithë se çfarë thua”. Me kalimin e kohës, e ula pak gazin, por jo gjatë, s’harrohet zakoni kollaj… Në klasën time askush nuk mbante shënime, të gjithë vinin dhe i merrnin tek unë më vonë.

E njëjta gjë vijoi edhe në universitet, nuk më rrinin gishtat rehat, s’kisha lënë më fletore dhe kapakë librash pa shkruar nëpër to… Dhe e keqja ishte se të tjerët mund të mendonin se e bëja për të dukur, gjë që nuk ish e vërtetë, çdo gjë ndodhte natyrshëm… Sot, 3 vjet larg auditoreve të universitetit, ajo që më mungon më shumë është marrja e shënimeve! I kam ruajtur të gjitha… por prapë s’është njëlloj…

© Lorena Stroka

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top