You Are Here: Home » Kuriozitete » I VETMI QYTET NË BOTË PA PEMË!

I VETMI QYTET NË BOTË PA PEMË!

Nga Lorena Stroka

Norilsk është qyteti më verior i Siberisë, i njohur ndryshe dhe si “Lindja e Egër” e Rusisë. Termometri atje shënon -72 gradë celsius dhe gjithmonë qëndron i mbuluar nga dëbora, ndërkohë që ndërtesat drejtkëndëshe mbizotërojnë kudo në qytet.

Megjithatë, ajo që tërheq vëmendjen e vizitorëve në Norilsk është mungesa e plotë e pemëve. Arsyeja? Ndotja e tepërt e mjedisit nuk favorizon lulëzimin e pemëve në zonë./Albstroka/Sasitë më të mëdha të dioksidit të karbonit (në shkallë botërore) janë identifikuar këtu, ndërsa mungesa e gjelbërimit rrjedhon kryesisht nga shiu toksik por dhe helmet që përhapen në ajër çdo vit për shkak të prodhimit të lartë të minierave në rajon. Tashmë, Norilsk është një nga qytetet më të shkreta në botë, ku automjetet lëvizin mbi ujë dhe qumështi shitet në tulla, mungesa e pemëve plotëson sfondin e frikshëm  dhe rrit jashtë mase ftohtësinë e motit dhe shpirtit…

Ndërtesat gri mbizotërojnë në peizazh, të mbuluara me dëborë të errët – për shkak të ndotjes së mjedisit. 175000 banorë të përhershëm luftojnë ashpërsisht sa me të ftohtin po aq dhe me ndotjen, për mbijetesën e tyre./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top