You Are Here: Home » Mjekësi » I rrezikshëm përdorimi i bimëve për epileptikët

I rrezikshëm përdorimi i bimëve për epileptikët

Nga Lorena Stroka

Një hulumtim i shkencëtarëve Gjermanë zbulon se personat që vuajnë nga epilepsia duhet të jenë të vetëdijshëm se duke përdorur këtë trajtim bimor mund të rritet rreziku i konvulsioneve ose konsifikimit epileptik. Shkencëtarët përmendin në revistën Natural Products se kanë në duar 10 raporte të shkruara ku tregojnë se krizat lidhen me bimën natyrale ginkgo biloba. Gjithashtu deklaruan se bima në fjalë mund të sjellë efekte shkatërruese në jetën e individëve epileptikë. Ekipi kërkues u përqëndrua në një përbërës të veçantë kimik të bimës së quajtur ginkgo-toksinë. Thanë se toksina mund të ndryshojë ekuilibrin kimik të organizmit njerëzor, i cili lidhet me konfiskimet epileptike dhe mundësisht kontribon në uljen e efektivitetit të barnave anti – epileptike. Ginkgo biloba që prodhohet nga pema që mban të njëjtin e mër – përdoret nga shumëkush për trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore, si dhembjet e kokës, marramendjet, humbjen e kujtesës dhe depresionin.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top