You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » I PANJOHURI

I PANJOHURI

I panjohuri

© Lorena Stroka

(Qysh atë ditë)
në mend s’e solla më kurrë.
as vetëm,
as mes miqsh,
(dot s’guxova)
as në gjumë…
Për një çast, krejt natyrshëm
thyeva betimin tim,
padashur kapa veten
të mërmëriste: “Ku të jetë vallë i panjohuri im?!”
S’e di në qe mall,
mungesë apo thjesht mendim,
kurrë s’arrita të kuptoja
se ç’ish për mua ai njeri!
As kërkova,
as desha
të zbuloja fytyrën e burrit anonim,
tunduesit të panjohur,
dikur shfaqur si shkëndijë.
Po ta kisha njohur
ndoshta s’do kish’ këtë magji,
do ishte thjesht një tjetër i njohur
mund të mos më kujtohej më tani.

nga libri: JEHONË ZËRASH

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top