You Are Here: Home » Mjekësi » HUDHRA, MBUROJË E SHËNDETIT TË MIRË

HUDHRA, MBUROJË E SHËNDETIT TË MIRË

© Lorena Stroka

Hudhra është një antibiotik natyral, të cilën e përdorim sa herë që sëmuremi dhe efektet e saj janë të menjëhershme. Kur e përdorim zakonisht nuk marrim antibiotikë apo barna të tjera. Qysh nga lashtësia dhe deri më sot është përdorur gjerësisht për trajtimin e ftohjeve te foshnjet që vazhdojnë të pijnë qumësht gjiri… Një gamë e gjerë substancash ushqyese kalon përmes qumështit nga nëna te foshnja.

Hudhra që rritet në tokë të mirë organike, zakonisht ka thelpinj të vegjël me aromë dhe shije shumë të fortë. Efektiviteti i saj në shumicën e rasteve përcaktohet nga terreni në të cilin kultivohet.

Hudhra në gjendjen e saj natyrore, domethënë kur nuk është e prerë, është pa erë dhe pa shije. Aromën dhe shijen djegëse e merr vetëm pas prerjes. Kur e grijmë hollë dhe e shtojmë në gjellë, shija e saj është e ngjashme me atë të patates, qepës dhe mustardës. Kur pritet ose grihet hollë prodhon një bashkim të ri reaktiv, Alicinin. Alicini prodhohet nga substancat Alini dhe Alinaza që ndodhen ndaras brenda qelizës së hudhrës.

Alicini është një mikrobvrasës i fuqishëm. Për shkak të natyrës së paqëndrueshme që ka, me kalimin e kohës humbet forcën e vet vepruese.

Hudhra përmban përafërsisht 60% ujë dhe çdo thelpi i saj përmban mesatarisht 1 gr karbohidrate, o.2 gr proteina, 0.5 gr inde, 0.01 gr yndyrna, vitamina A. B1, B2, B3 dhe C. Përmban sasi të larta adenosine , e cila përbën gur themeli i ADN-së dhe RNA si dhe sasi të mëdha bakri, hekuri, zinku, kallaji, kalciumi, mangani, alumini, germaniumi dhe seleni.

Germaniumi konsiderohet faktor antikanceroz. Zinku ndihmon në rritjen e prodhimit të limfociteve që kanë veprim mbrojtës kundër ftohjeve. Gjithashtu përmban dhe 10 lloje sheqernash të ndryshme, të tilla si, glukoza, fruktoza, arabinoza, insulina etj., etj. Gjithashtu, ka veti antioksidante që mbrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Hulumtimet dëshmojnë se pencilini është 50 herë më i fuqishëm se hudhra në sasi të barabarta, ndërsa tetraciklini është 10 herë më i fuqishëm. Krahasimisht me antibiotikët hudhra ka më shumë përparësi sepse vret të gjitha llojet e mikrobeve pa shkaktuar asnjë toksicitet në organizëm.

Në rast se vuani nga ftohjet e shpeshta: Konsumoni 3 thelpinj hudhre (të shtypura mirë) në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë). Konsumojini ashtu siç janë, të pagatuara, të shoqëruara me bukë, kos etj. Konsumi i përditshëm i një thelpi hudhre  ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. Në raste ftohjeje këshillohet rritje doze./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top