You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORIA MISTERIOZE E BURRIT ME MASKË PREJ HEKURI!

HISTORIA MISTERIOZE E BURRIT ME MASKË PREJ HEKURI!

albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-biography-articles-shkrime-ne-shqipNga Lorena Stroka

Zbulimi i Volterit, legjendat që e shoqërojnë dhe vdekja në burg!

Bëhet fjalë për një prej të burgosurve më në zë të të gjitha kohërave. Një burrë anonim, me një histori të trishtë, plot mister dhe hamendësime.

Flitet se kaloi gati 40 vjet çnjerëzore në qelitë e errta të burgjeve më torturuese të Francës dhe Italisë së asokohe, me fytyrën përherë të mbuluar… Nga gjithkush njihej si “burri me maskë prej hekuri!”

Arrestimi

Në vitin 1669-1670, gjatë mbretërimit të Luigjit XIV, u arrestua një burrë me emrin Eustache Dauger. Kurrkush nuk e dinte se kush ishte, nga vinte, dhe përse po dënohej. Të dhënat në lidhje me të shkuarën e të burgosurit të panjohur, ishin thuajse inekzistente. Vetëm pak kohë më pas, më saktë, më 19 nëntor 1703, i burgosuri ndërroi jetë dhe u varros me emrin Marsioli. Interesi për atë ishte jashtëzakonisht i madh, pasi sa rronte, askush nuk kishte mundur t’i shikonte fytyrën, të cilën e mbante përherë të mbuluar me një maskë prej kadife.

Zbulimi i Volterit

Misteri në lidhje me burrin e panjohur përjetësohet deri më sot. Njeriu i parë që bëri të njohur historinë në fjalë, ishte Volteri, kur në vitin 1771, deklaroi se i burgosuri, ishte vëllai i madh i Luigjit XIV. Sipas kësaj teorie, mbreti e burgosi me qëllim që të mos ngjitej në fron. Madje, Volteri citonte se maska nuk ishte prej cope, por, prej hekuri.

Maska prej hekuri

Teorisë së Volterit, iu bashkua më vonë edhe Aleksandër Duma, i cili ndër të tjera shkruante: “Kur nëna e Luigjit lindi binjakë, këshilltarët e të atit, i thanë se mbretëria do të humbte qetësinë e vet, në rast se froni do të synohej nga dy pretendentë, dhe se lufta civile do të ishte e pashmangshme. Në këto kushte, u vendos që një prej dy foshnjave të dëbohej në një fermë të largët, pa ditur prejardhjen e vërtetë të tij.

Kohë më pas, kur dy vëllezërit mësuan të fshehtën e shenjtë, mes tyre nisi një luftë e ashpër, kryesisht nga ana e Luigjit, i cili nga frika e humbjes së pushtetit, urdhëroi burgosjen e të vëllait, si dhe vendosjen e një maske pa mundësi heqjeje, për fshehjen e tipareve të tij./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top