You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » HISTORIA E SHËMTISË…

HISTORIA E SHËMTISË…

albstroka-blog-historia-e-shemtise-umberto-eco-shqiperime-nga-lorena-stroka-gazetareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Në çdo shekull, filozofët dhe artistët jepnin përkufizime të ndryshme për bukurinë: falë dëshmive të tyre, me kalimin e kohës mund të rindërtojmë një histori idesh estetike. Mirëpo nuk ndodhi njëlloj dhe me shëmtinë.

Më të shumtën e herëve, shëmtia u përkufizua si e kundërta e bukurisë, pa i kushtuar shkrime thelbësore me karakter shkencor, por, veç ca referenca anësore.

Në qoftë se një histori bukurie mund të përdoret në një gamë të gjerë provash teorike (prej të cilave thjeshtësisht mund të perceptohet shija e një epoke), një histori shëmtie është e detyruar të kërkojë dëshmitë e saj vetëm përmes përshkrimeve dhe pamjeve të gjërave apo njerëzve që në një farë mënyre cilësoheshin si “të shëmtuar”./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top