You Are Here: Home » Kuriozitete » HISTORIA E ÇUDITSHME E FAMILJES POLLOCK!

HISTORIA E ÇUDITSHME E FAMILJES POLLOCK!

albstroka-blog-historia-e-cuditshme-e-familjes-pollock-shkrime-nga-lorena-stroka-gazetare-poete-shkrimtare-shqiptareNga Lorena Stroka

John Pollock dhe gruaja e tij, Florence,  së bashku me dy vajzat e tyre, Jacqueline (6 vjeç) dhe Joanna (11 vjeç) përbënin atë që ne quajmë familje shembullore në qytetin Hexham të Anglisë. Të paktën kjo qëndronte para tragjedisë. Më 5 maj 1957, Jacqueline, Joanna dhe një tjetër shok i tyre, Anthony, u goditën nga një makinë dhe u vranë, ndërsa shkonin për në kishë.

John dhe Florence të pikëlluar nga aksidenti, luteshin të bëheshin përsëri prindër dhe përfundimisht ia dolën. Një vit më vonë, sollën në jetë dy vajza binjake, Gillian dhe Jennifer. Qysh atëherë filloi misteri i familjes Pollock…

Ndërsa  i ati kujdesej për të bijat, vërejti një vijë të bardhë në ballin e Jennifer-it, e cila ngjante së shumti me një shenjë të vajzës së vdekur. Por, nuk ishte vetëm kjo, prapa gjurit foshnja kishte një tjetër shenjë identike me motrën e humbur tragjikisht…

Vitet e ardhshme gjërat nuk ishin dhe aq normale në familjen Pollock… Kur binjaket u bënë 3 muajshe, familja u zhvendos në Whitley Bay. Gjatë një udhëtimi të tyre për në qytetin e vjetër, kur vajzat ishin katër vjeç, filluan të emërtonin natyrshëm vendet që shihnin, pavarësisht faktit që nuk i kishin vizituar kurrë më parë.

John dhe Florence filluan të ngatërroheshin dhe shqetësoheshin njëkohësisht. Më kureshtarë se çdo herë tjetër, nisën të nxirrnin lodra të vjetra e të fshehura të fëmijëve të vdekur, për të parë reagimin e binjakeve, mirëpo, vogëlushet i dinin përmendësh të gjitha emrat e kukullave…

Pollock flluan të besojnë se binjaket ishin rimishërimi i fëmijëve të vdekur…

Një rast tjetër përforcoi akoma më shumë bindjen e prindërve… Një ditë ndërsa familja kishte dalë për shëtitje në park, u përballë me një makinë që po kalonte në rrugë, pikërisht në atë çast, binjaket thirrën me një zë: “po vjen makina për të na marrë”. Kujtimet e çuditshme vijuan deri në moshën 5 vjeç, pastaj u zhdukën plotësisht. Sot, motrat binjake bëjnë një jetë normale në Angli. Gjithsesi pyetja vijon të jetë e njëjta: a janë ato provë rimishërimi?/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top