You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » HISTERIA MASIVE DHE… CHEMTRAILS!

HISTERIA MASIVE DHE… CHEMTRAILS!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-chemtrailsNga Lorena Stroka

Nuk e di nëse jeni informuar, por ditët e fundit qeveria Amerikane po shqyrton seriozisht mundësinë e vaksinimit masiv të popullsisë kundër gripit, nëpërmjet chemtrails (spërkatjes ajrore). Edhe pse medikamenti në fjalë, për herë të parë në formë spray, është cilësuar si i paefektshëm nga pediatrët vendas, qeveria ende insiston të spërkasë popullatën me përbërës të dyshimtë.
Histeria masive e këtij viti për gripin është nxitur më së shumti nga mediat vendase, të cilat kanë marrë përsipër “shpëlarjen e trurit” të masës, me qëllim që të pranojnë vaksinimin si formë “mbrojtjeje.”
Nga ana tjetër, ekspertët theksojnë se ajri që thithim, sikurse dhe vaksinat e imponuara, nuk janë gjë tjetër veçse “vrasësit” tanë të heshtur, shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve si: fibromyalgia, sindroma e lodhjes kronike, Parkinsoni, Alzheimeri, kanceri, diabeti, autizmi etj., etj.
E diku këtu lind pyetja: Çfarë tjetër do të sajojnë mendjesëmurët për uljen e qëllimshme të popullsisë përmes programeve të dyshimta, që më parë, me siguri do t’i kenë “pagëzuar” si shpëtimtare për qytetarët?!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top