You Are Here: Home » Mjekësi » Hipoteroza favorizon jetëgjatësinë!

Hipoteroza favorizon jetëgjatësinë!

Nga Lorena Stroka

Me sa duket në një përfundim paksa paradoksal kanë arritur disa hulumtuesë Holandezë. Më konkretisht, sipas studimit të botuar në revistën mjekësore Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism, aktivizimi i reduktuar i gjendrës tiroide mund të kontribuojë në jetëgjatësinë e njeriut.

Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët studiuan 859 vëllezër nga 421 familje me jetëgjatësi të lartë. Jetëgjatësia mesatare ishte 93 vjet. Pas vlerësimit të jetëgjatësisë së prindërve të pjesëmarrësve, studiuesit analizuan hormonet tiroide përmes mostrave të gjakut që kishin marrë nga vëllezërit. Dy faktorët lidheshin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, duke përforcuar kështu opinionin e trashëgimisë në funksionin e reduktuar të tiroideve dhe raportin e saj me jetëgjatësinë.

Gjendra tiroide sekreton hormone që ndikojnë negativisht në metabolizëm. Veprimtaria e reduktuar e këtyre hormoneve mund të ndryshojë shpenzimin e energjisë së trupit në dobi të ruajtjes së forcave mbrojtëse duke e mbajtur organizmin të shëndetshëm për shumë kohë.

Natyrisht, rezultatet në fjalë shkaktojnë befasi, pasi funksioni i reduktuar i gjendrës tiroide është konsideruar faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top