You Are Here: Home » Kuriozitete » HARROJINI KËPUCËT, VIJNË ÇORAPET QË I ZËVENDËSOJNË!

HARROJINI KËPUCËT, VIJNË ÇORAPET QË I ZËVENDËSOJNË!

albstroka-blog-corapet-qe-zevendesojne-kepucet-shkrime-nga-lorena-stroka-albstroka-shkrimtare-gazetare-perkthyese-albstroka-facebookNga Lorena Stroka

Në qoftë se për disa prej jush ideja e veshjes së çorapeve në vend të këpucëve tingëllon diçka më shumë se marrëzi, për një kompani zvicërane, Barefoot, kjo është gjëja më e zgjuar që ka bërë deri tani. Në mënyrë të veçantë, ajo guxoi të prodhonte çorape tejet të guximshme për ata që do t’i zgjedhin.

Edhe pse nuk kanë për t’u bërë kurrë të modës, ideatorët e kësaj nisme besojnë se ato do t’u përshtaten më së miri personave që u pëlqen të ecin zbathur, ose që duan të merren me alpinizëm.

Çorapet janë bërë me material rezistent, i cili ofron mbrojtje nga objektet e rrezikshme në rrugë, por, edhe me një material shtesë që pengon çdo infeksion të mundshëm.

Një palë çorape-tip-këpucë kushtojnë rreth 45 paund. Nëse kostoja ju duket disi e lartë, duhet të dini se mbi të gjitha paguani rehatinë në ecje dhe eleminimin e ankthit të përditshëm në përgjedhjen e këpucëve!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top