You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » “GRUAJA E ÇELIKTË” QË I NGRINTE BURRAT ME NJË DORË!

“GRUAJA E ÇELIKTË” QË I NGRINTE BURRAT ME NJË DORË!

lorena-stroka-shkrime-gazeta-albstroka-wikipedia-biografiaNga Lorena Stroka

Gjatë shek. 19-të u shfaqën gratë e para bodybuilder. Gra të cilat falë ndërtimit të tyre fizik tërhiqnin vëmendjen e qindra/mijëra spektatorëve që i ndiqnin gjithë kërshëri, në cirqet më në zë të asokohe. Në mjediset modeste, ku ato kalonin pjesën më të madhe të kohës së tyre, dyndnin njerëz nga të gjitha krahinat e vendit, për të shijuar nga afër shfaqjet marramendëse. E të gjitha këto ndodhnin në një kohë kur opinioni mbizotërues për gratë ishte pak më shumë se inferior, në krahasim me burrat.

Shumica e mjekëve të atëhershëm rekomandonin shmangien e palestrës për gratë. Besonin se dhe ato pak energji që kishin, duhej t’i shpenzonin në bërjen e punëve të shtëpisë dhe rritjen e fëmijëve! Mirëpo kjo nuk vlente për, “gratë e forta” të cirkut, siç i thërrisnin zakonisht, të cilat zotëronin më shumë fuqi sesa tre burra bashkë.

Burrat i shikonte me mëdyshje, mbase dhe me njëfarë xhelozie të fshehtë. “Gruaja e çeliktë”, një ndër sportistet e para, Keit Brubak, e cila qe shpallur gruaja më e fortë në botë, përveç faktit që i përthyente hekurat si fije bari, nuk kish burrë që të matej me të për nga forca.

lorena-troka-gazetare-shkrimtare-poete-perkthyese-gazeta-albstroka-gruaja-e-celikteKeit lindi në prapaskenat e një cirku në Vjenë, në vitin 1884. Ishte një nga 14 fëmijët e Filipit dhe Joanës. Çifti nga Bavaria jepte shfaqje të ndryshme në cirqet vendase të asaj kohe. I ati i saj, me një gjatësi prej 1.98 cm dhe 118 kg peshë, lehtësisht mundej të ngrinte 227 kg me një dorë! Fuqi të ngjashme me atë kishte edhe e ëma!

Bicepsat e Brubak ishin 34 cm. “Superfuqitë” ajo i kishte trashëguar nga prindërit e saj. Në moshën dy vjeçare Keit ecte me duart mbrapsht. Stërvitej qysh në vegjëli, dhe shfaqej në skenë përkrah prindërve të saj. Në adoleshencë, Brubak, merrej edhe me peshëngritjen. Shfaqjet e saj përmbanin jo pak boksime me burra.

Duke qenë tejet i sigurt për aftësitë e së bijës në ring, i ati i saj, Filipi, ofroi 100 monedha floriri për këdo që do ta mundte në boksim. Një ditë, Maks Heiman, e ftoi në dyluftim. Ai besonte se përballja me një grua përpara shikuesve do të rriste popullaritetin e tij si akrobat. Në të njëjtën kohë, hamendësoi se ish dhe një mënyrë e lehtë për të fituar para. Gabim! Vetëm me disa lëvizje, Keit, e nxorri jashtë ringut, si të ish një gjethe e tharë! “Gruaja e çeliktë” festoi fitoren e saj, ndërkohë që Heiman e vështronte i lënduar nga ana tjetër  e ringut!

Muaj më vonë, ndodhi diçka e papritur! Heiman i propozoi martesë ish rivales së tij. Përgjigjja e palës tjetër ish pozitive! Vitin e ardhshëm, dy të rinjtë u martuan. Ajo ishte 16 vjeçe, ndërsa ai 19 vjeç!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top