You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » GOMARI DHE KRIPA

GOMARI DHE KRIPA

gomari-dhe-kripa-lorena-stroka-albstroka-fabula-per-femije-e-te-rriturShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Aesop

Na ishte njëherë një fshatar që kishte një gomar, të cilin e përdorte për të bërë punë të ndryshme. Ngaqë ishte shumë i dobishëm për të, ndonjëherë i falte dhe vicklat që hidhte.

Një ditë prej ditësh, fshatari i ngarkoi dy thasë me kripë, dhe u nisë për të shkuar në një fshat tjetër, për t’i shitur. Por për të arritur atje, duhej të kalonin përmes një lumi.

Ndërkohë që po e kalonin, gomari u pengua dhe u zhyt brenda në ujë. Mirëpo, kripa shkriu e tëra në ujë dhe gomari u ngrit si të mos kish ndodhur asgjë, më i lehtë se kurrë.

Fshatari u mërzit shumë për kripën që humbi, ndërsa gomari dukej shumë i kënaqur.

Një ditë tjetër, fshatari e ngarkoi përsëri gomarin, këtë herë jo me kripë, por me sfungjer. Gomari mendoi se do t’i shpëtonte ngarkesës, ndaj dhe kur hyri në lumë, bëri sikur rrëshqiti dhe u zhytë i tëri në ujë.

Mirëpo, sfungjerët thithën shumë ujë dhe gomari nuk arriti të dilte më në sipërfaqe./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top