You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » GJITHÇKA RRETH SEKSIT ORAL, 18+

GJITHÇKA RRETH SEKSIT ORAL, 18+

© Lorena Stroka

Për disa femra, praktikimi i seksit oral është një veprim i turpshëm, i cili nuk përputhet me parimet e tyre morale (!!!) Ndërsa për të tjerat, më elastiket në raportet seksuale, është mëse i pranueshëm. Shkrimi i sotëm u drejtohet atyre femrave që nuk e shikojnë seksin si një raport të imponuar biologjik, por si shprehje dashurie dhe ndjenjash të vërteta.

Pozicioni më i mirë për ty

Për femrën, pozicioni i të bërit seks oral është shumë i rëndësishëm, pasi ekziston rreziku për lëndim qafe. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë, është shtrirja e mashkullit në shtrat. Kështu, do të ndihesh më e rehatshme, do të kesh më shumë liri në lëvizje, dhe mbi të gjitha, do të shmangësh uljen e kokës.

Këshillë: Në rast se burri të shtyn kokën poshtë, nuk ke asnjë arsye për ta bërë këtë. Sqaroje, duke i thënë se kjo është diçka që të përçmon. Pra, nëse nuk je e gatshme për seks oral, MOS PRANO.

Pozicioni më i mirë për atë

Për shumicën e meshkujve, të vëzhguarit gjatë raportit seksual, është gjysma e kënaqësisë. Vëri një jastëk ndërsa rri shtrirë në shtrat, në mënyrë që trungu i tij të jetë më lart se pjesa tjetër, si dhe të ketë kontakt vizual me ty.

Lere të qëndrojë në këmbë, ndërsa ti gjunjëzohu para tij…

Po të duash, shtrihu dhe lëre atë sipër teje me gjunjë të përthyer duke depërtuar në ty.

Kujdes: Ky pozicioni i fundit mund të mos jetë shumë i kënaqshëm për ty, pasi duke pasur “dorën e sipërme”, padashur mashkulli mund të bëhet “agresiv” duke depërtuar më thellë nga ç’duhet në gojë, duke të shkaktuar ndjesi mbytjeje.

Përparësi vajosjes

Për seks sa më të këndshëm oral duhet që penisi të jetë i lagësht. Lage me gjuhën tënde, duke filluar nga baza deri te kulmi…

Si ta çmendësh…

Në seksin oral, ashtu si dhe në çdo veprim tjetër seksual, rol parësor luajnë… ngacmimet…

Torturoje: Fillo ta lagësh me majën e gjuhës tënde nga gjoksi deri te fundi i barkut, ngadalë-ngadalë, por, pa e prekur në pikën intime… Lere ta presë me padurim atë çast…

Fërkoje: Disa meshkujve u pëlqen shumë t’i përkëdhelësh ose gërvishtësh lehtë në shpatulla gjatë kontaktit. Sigurisht ka dhe të tjerë që i urrejnë këto gjëra. Sigurohu se çfarë i pëlqen para se të veprosh.

Rënko thellë: Rënkimi shkakton stimulim (nxitje) neurologjik, ndërsa përbën shenjë kënaqësie edhe për ty. Thjesht mos e tepro.

Ndërsa bën seks oral, ndalo pak dhe luaj me organin e tij në gjinj (pozicion i preferuar spanjoll). Megjithëse s’është praktika më e këndshme, padyshim është më e sigurta për tërheqje vizuale.

Testikujt

Për shumë meshkuj përbën zonë e ndaluar. Jo domosdoshmërisht. Shumë burrave u pëlqen loja e testikujve, mjafton ta bësh me kujdes. Shmang çdo lëvizje të papritur, mundohu të tërheqësh butësisht scrotumin, sidomos në çastin e orgazmës.

Perineumi

Perineumi është zona midis organeve gjenitale dhe anusit. Merr pjesë në ndalimin e rrjedhës së urinës apo spermës dhe luan rol kryesor në sistemin e frymëmarrjes. Për shkak të ndjeshmërisë së lartë, stimulohet dhe mjaft lehtë.

Depërtimi i thellë

Nga vetë natyra, mashkullit i pëlqen të depërtojnë thellë në zgavrën e gojës së femrës,  sidomos kur organi mbështillet ngrohtësisht nga gjuha e saj. Në qoftë se dëshira është e dyanshme, mos ia mohoni vetes këtë kënaqësi.

Ejakulimi – Derdhja e spermës

Shumë meshkuj ankohen se pse femrat refuzojnë të gëlltisin spermën. Në këtë mënyrë, mendojnë se kjo është një lloj ndërprerjeje mes paralojës dhe ejakulimit. Nëse e ke të vështirë ta gëlltisësh, mund t’i thuash të ejakulojë në një pjesë tjetër të trupit tënd, për shembull, në gjinj, bark ose kofshë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top