You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » JA ÇFARË KËSHILLOJNË SHKENCËTARËT PËR MASTURBIMIN

JA ÇFARË KËSHILLOJNË SHKENCËTARËT PËR MASTURBIMIN

ALBSTROKA-BLOG-MASTURBIMI-SHKRIME-NGA-LORENA-STROKANga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Akoma dhe sot të folurit rreth seksit përbën temë tabu, megjithëse shumë femra e meshkuj zgjedhin mënyrën e vetëkënaqësisë, vijojnë të mos flasin haptas për të. Përhapja e shpejtë e internetit, por, dhe e rrjeteve sociale shkaktoi rritjen e numrit të personave që masturbohen vend e pavend. Mirëpo cili është mendimi i specialistëve të fushës në lidhje me dukurinë e masturbimit minoren e të rritur?

Masturbimi mbart rreziqe…

Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Miçiganit, masturbimi nuk është mënyra më e mirë për të bërë seks, pasi në qoftë se zgjatë për një kohë të gjatë, më vonë mund të shkaktojë dëmtime të pariparueshme në organet gjenitale (në letra mund të qëndrojë kjo, por, në realitet tingëllon disi e vështirë, se po të ishte kështu, mes nesh s’do të kishte mbetur këmbë njeriu)…

GJITHÇKA-RRETH-MASTURBIMIT-ALBSTROKA-BLOG-SEKSOLOGJI-LORENA-STROKA-GAZETARE-SHKRIMTARE-POETE-PERKTHYESE-SHQIPTAREVaret nga shpeshtësia

Një tjetër hulumtim shkencor i botuar në revistën Sex Roles, gjeti se frekuenca (shpeshtësia) e masturbimit, luan rol kryesor në jetën e njeriut, pasi kjo lloj taktike mund të ndikojë marrëdhëniet e tij me partneren erotike, pra, të mos mundet të kryejë më kontakte seksuale me të si më parë, por, dhe raportet e tij me punën (domethënë të shfaqë prodhimtari të reduktuar).

Po, por…

Seksi mund të jetë cilësuar vërtet si ilaçi më i mirë për trajtimin e çdo sëmundjeje, por, masturbimi nuk ka të njëjtat përfitime shëndetësore. Sipas specialistëve të Universitetit të Minesotës, kjo ndodhë për shkak të hormoneve dhe feremoneve të prodhuara gjatë fazës së paralojës mes dy partnerëve erotikë.

 Seks më të mirë

Seksologët e kudondodhur theksojnë se përmes procesit të masturbimit, sa femrat, po aq dhe meshkujt mësojnë më mirë trupin e tyre, pikat erogjene që u sjellin më shumë kënaqësi, fakt që në të ardhmen i ndihmon në përmirësimin e marrëdhënieve të tyre seksuale me të tjerët (teorikisht po, praktikisht, nuk e vendosim dot dorën në zjarr).

Eleminon ankthin…

Sipas një hulumtimi interesant të botuar në Journal of Personality and Social Psychology, pjesa dërrmuese e meshkujve që zgjedh të përdorë këtë metodë “shfyrjeje”, në të njëtën kohë kohë çlirohet nga ankthet dhe trysnitë e punës, (me fjalë të tjera, praktikimi i masturbimit e bën të tepërt rrugën tek psikologu)/albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top