You Are Here: Home » Mjekësi » Gjithçka rreth Anafilaksisë

Gjithçka rreth Anafilaksisë

Nga Lorena Stroka

PËRKUFIZIM

 

Anafilaksia është një formë jo e shëndetshme/e rrezikshme (për jetën e njeriut) e reaksionit alergjik.

 

EMËRTIME ALTERNATIVE

Reaksion anafilaktik, Shok anafilaktik, Shok alergjik.

SHKAQET, INCIDENCA DHE FAKTORËT E RREZIKUT

 

Anafilaksia është një reaksion i rëndë alergjik që prek kryesisht trupin. Pas ekspozimit në një substancë të tillë si helmi ose pickimi i bletëve, sistemi imunitar i njeriut bëhet më i ndjeshëm ndaj alergjenit specifik. Për shkak të kësaj, një ekspozim i dytë mund të shkaktojë reaksion alergjik. Ky reagim do të jetë i papritur, i rëndë, dhe do të përfshijë të gjithë trupin. Indet në shumë pjesë të trupit çlirojnë histaminë dhe substanca të tjera. Kjo ngushton rrugët e frymëmarrjes dhe është pararendëse për simptomat e tjera.

Disa lloje medikamentesh si: polimiksina, morfina, etj mund të shkaktojnë reaksione të ngjashme me ato të reaksionit anfilaktik gjatë kontaktit të parë me njeriun. Zakonisht, kjo ndodh për shkak të një reaksioni toksik në kontrast me reaksionin e sistemit imunitar që shkaktohet në anfilaksi të vërtetë.

Megjithatë, sa simptomat po aq dhe komplikacionet që mund të rezultojnë nga mosmarrja e trajtimit përkatës janë të njëjta për të dyja rastet.

Shkaqet më të zakonshme të anafilaksisë janë:

  1. Medikamentet/ alergjitë e shkaktuara nga ilaçet
  2. Alergjitë ushqimore
  3. Mostrat e insekteve

Disa njerëz mund të zhvillojnë reaksion anafilaktik, pa ndonjë shkak të veçantë. Anafilaksia shfaqet rrallë, megjithatë është një gjendje që mund të kërcënojë jetën e njeriut dhe të shfaqet në çdo kohë. Në faktorët e rrezikut përfshihen të gjitha substancat alergjene që kanë shkaktuar reaksion alergjik në të shkuarën.

SIMPTOMAT

Simptomat zhvillohen me shpejtësi, zakonisht brenda disa sekondave. Ja disa prej tyre:

  1. Dhembje barku
  2. Anomali/Çrregullime në frymëmarrje (tinguj të tonit të lartë)
  3. Ankth
  4. Konfuzion
  5. Kollë
  6. Diarre
  7. Gulçim
  8. Marramendje
  9. Kongjestion i hundës
  10. Skuqje lëkure
  11. Kruarje
  12. Përzierje/ tendeca të vjelle
  13. Rrahje të forta zemre
  14. Vështirësi në të folur
  15. Fishkëllimë frymëmarrjeje

SHENJA DHE TESTE PARA-KLINIKE

  1. Anomali të rritmit të zemrës
  2. Mbledhje e lëngjeve në mushkri (edemë pulmonare)
  3. Presion i ulët i gjakut
  4. Konfuzion mendor
  5. Cianozë për shkak të mungesës së oksigjenit ose zbehje për shkak të reaksionit
  6. Enjtje (angioedema e grykës që mund të çojë në bllokimin e rrugëve të frymëmarjes).
  7. Enjtje sysh ose fytyre
  8. Ndjesi dobësie/pamundësie

Mjeku do të bëjë analizat e nevojshme, për të përcaktuar alergjenin specifik (nëse nuk është i qartë) që shkakton reaksionin anafilaktik, dhe në fund do të jap trajtimin e duhur.

TRAJTIMI

Anafilaksia është një rast urgjent që kërkon kujdes të menjëhershëm. Në rast se dyshoni se simptomat që keni lidhen me reaksionin anfilaktik, kontrolloni funksionet vitale: rrugët e fymëmarrjes dhe pulsin.

Nëse është e nevojshme mund të përdorni frymëmarrje artificiale. Njerëzit që kanë të shkuar me reaksionet alergjike duhet të mbajnë gjithmonë me vete një Epi Pen ose një kit tjetër anti-alergjik.

Në rastin e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, mjeku mund të vendosë një tub përmes hundës ose gojës në rrugët e frymëmarrjes, ose të kryejë operacion për të vendosur një tub direkt në laring. Pacientit duhet t’i jepet menjëherë epinefrinë, me injeksion në muskujt e kofshës pasi kontribuon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes dhe rritjen e presionit të gjakut.

Trajtimi kundër shokut alergjik përfshin lëngjet intravenoze por edhe medikamentet që përforcojnë funksionin e zemrës dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Për lehtësim të mëtejshëm të simptomave, pacienti mund të marrë antistaminikë si: difenidramina dhe kortikosteroidë si: prednisona.

PROGNOZË

Anafilaksia është një ç’rregullim i rëndë që mund të jetë fatal në qoftë se pacienti nuk merr trajtim në kohë. Zakonisht, simptomat tregojnë përmirësim të dukshëm, kur trajtohen ashtu siç duhet.

KOMPLIKACIONE

-         Bllokim i rrugëve të frymëmarrjes

-         Ndalim zemre

-         Ndalim frymëmarrjeje

-         Shok

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2014 AlbStroka.com

Scroll to top