You Are Here: Home » Kuriozitete » GJITHÇKA MBI FRIGORIFERIN E SË ARDHMES!

GJITHÇKA MBI FRIGORIFERIN E SË ARDHMES!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-frigoriferi-ne-te-ardhmen-1Nga Lorena Stroka

Pak kohë më parë Electrolux Design Lab zhvilloi një konkurs mbi fushën e ftohjes, në të cilin morën pjesë projektues nga e gjithë bota. Aty u paraqitën pajisje të ndryshme bashkëkohore, të ri modeluara, për të qenë sa më të dobishme në të ardhmen.

Bëhet fjalë për Bio Robot Refrigerator, një frigorifer i veçantë i projektuar nga rusi Yuriy Dimitrov. Bio Robot është një pajisje shumë e hollë e mbuluar me xhel të hollë, e cila ka aftësinë të ftohë në mënyrë të shkëlqyer çdo lloj ushqimi.

Frutat, perimet dhe ushqimet e tjera vendosen në brendësi të xhelit dhe ruhen të freskëta për shumë kohë. Pajisja e zgjuar nxë shumë pak vend pasi nuk ka mekanizëm të rëndë si frigoriferët e tjerë bashkëkohorë, në këtë mënyrë 90% e pajisjes përdoret vetëm për ruajtjen e freskët të produkteve. Mund të montohet horizontalisht, vertikalisht në mur, ose akoma dhe në tavan. Xheli nuk ka erë, nuk ka veti ngjitëse, ndërsa “bio robots” e pranishëm në xhel përdorin luminescence, një dritë që prodhohet në temperatura të ulta./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top