You Are Here: Home » Shkencë » GJETJA QË TREGON SE UJI I TOKËS ËSHTË HAPËSINOR

GJETJA QË TREGON SE UJI I TOKËS ËSHTË HAPËSINOR

albstroma-blog-lorena-stroka-foto-shkrime-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Një ekip shkencëtarësh britanikë arriti të identifikojë gjurmë opali në një meteorit të gjetur në Antarktidë. Duke qenë se opali është një mineral hidrati, me përmbajtje të lartë molekulash uji, zbulimi në fjalë, përforcon bindjen se që nga vitet e hershme të krijimit të sistemit tonë diellor, meteoritet kishin sjellë në asteroide, ujë në trajtë akulli.

Mes shumë të tjerash, studiuesit e udhëhequr nga profesorja Hillari Dauns, nënvizuan se opali është një gur i çmuar, që përdoret më së shumti për bërjen e bizhuterive, i përbërë nga silici (dioksid silikoni), përbërësi kryesor i rërës, me gati 30% ujë. Gjithashtu, bënë me dije se deri më sot nuk është identifikuar opal në sipërfaqen e asnjë asteroidi, thjesht është gjetur vetëm në një meteorit të rënë në Tokë, që mendohet se e ka prejardhjen nga planeti Mars.

Meteoriti ΕΕΤ 83309 i Antarktidës besohet se është rezultat i thyerjes së një asteroidi të largët. Sipas shkencëtarëve, opali u formua në asteroidin mëmësor pas rënies së disa të tjerëve në të, të cilët kishin akull sipër tyre.

Ky zbulim tregon qartë që meteoritet dhe asteroidet mund të bartin sasi të mëdha uji në formë akulli dhe se miliarda vjet më parë, mund të kenë sjellë ujin në Tokë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e jetës që lulëzon sot./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top