You Are Here: Home » Kuriozitete » GJETHJA ARTIFICIALE QË PRODHON OKSIGJEN!

GJETHJA ARTIFICIALE QË PRODHON OKSIGJEN!

Nga Lorena Stroka

Julian Melchiorri, student në  “Kolegjin Mbretëror të Artve” ndërtoi një gjethe artificiale që premton se përmirëson cilësinë e jetës në Tokë, në lidhje me ajrin që thithim. Sipas tij, gjethja prej mëndafshi mund të krijojë oksigjen për udhëtime hapësinore si dhe ta bëjë ajrin e Tokës më të mirë.

Gjethja u ndërtua nga një matricë proteine që nxirret nga mëndafshi dhe kloroplastet, të cilat mundësojnë fotosintezën e bimëve. Kur furnizohet me dritë dhe ujë, gjethja sintetike mund të veprojë njëlloj si gjethja e vërtetë dhe të prodhojë oksigjen. “Është e lehtë, ka konsum të ulët energjie, është tërësisht organike dhe ideja ime ishte të përdorja efektivitetin e natyrës në një mjedis njerëzor”, shpjegon studenti./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top