You Are Here: Home » Kuriozitete » Gjatë vitit të parë të jetës, foshnjës i trefishohet madhësia e trurit… Në shek. 10-të Raziu realizoi ndërhyrjen e parë me qepje, penjtë i përgatiti nga zorrët e kafshëve

Gjatë vitit të parë të jetës, foshnjës i trefishohet madhësia e trurit… Në shek. 10-të Raziu realizoi ndërhyrjen e parë me qepje, penjtë i përgatiti nga zorrët e kafshëve

albstroka-blog-kuriozitete-per-kafshet-njerëzit-bimet-shkrime-nga-lorena-stroka -wiki-gazetare-shkrimtare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Në qoftë se mendoni se dini mjaftueshëm, të jeni të sigurtë që gaboheni. Megjithëse përditë mësojmë diçka të re, ende jemi shumë larg asaj që quhet informim i gjithanshëm… Lexoni vetëm disa prej kurioziteteve më interesante që keni dëgjuar ndonjëherë:

  • Gjatë vitit të parë të jetës, foshnjës i trefishohet madhësia e trurit…
  •  Franca është shteti me më shumë rrugë të asfaltuara…
  • Alfabeti më i gjatë në botë është ai i gjuhës kaboxhiane, me 72 shkronja gjithsej…
  • Pavarësisht madhësisë apo trashësisë që mund të ketë, një fletë nuk mund të paloset më shumë se 7 apo 8 herë…
  • Për shkak të përqindjes së lartë të kripës në Detin e Vdekur, në të nuk ka qenie të gjalla…
  • Biblioteka më e madhe në botë gjendet në Washington të SHBA-së, e ndërtuar në vitin 1800, në raftet e saj ka më shumë se 100.000000 shkrime të llojeve të ndryshme.
  • Virginia – ka qenë kolonia e parë e anglezëve në Amerikë…
  • Sipas shkencëtarëve, çdo 1000 vjet Hëna largohet nga Toka rreth 20 metra, për shkak të dobësimit të fuqisë tërheqëse të Tokës.
  • Në shek. 10-të Raziu realizoi ndërhyrjen e parë me qepje, penjtë i përgatiti nga zorrët e kafshëve.
  • Japonia është vendi me analfabetizmin (paditurinë) më të ulët në botë, 99% e popullsisë është e shkolluar./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top