You Are Here: Home » Mjekësi » Gabimet që rëndojnë lëkurën…

Gabimet që rëndojnë lëkurën…

Nga Lorena Stroka

Herë nga padituria e herë nga mospasja e kohës, tema e përkujdesjes së vetes kalon në fazën e shtyrjes. Rjedhimisht, në vend që të luftojmë në kohë çdo shenjë lodhjeje, u lëmë hapësirë që të shtohen më shumë…

Cilat janë gabimet më të zakonshme që përkeqësojnë gjendjen e lëkurës sonë?

  • Gabimi i parë: Duke qenë se e kemi më të lehtë, gjëja e parë që na vjen në mend kur duam të lajmë fytyrën është përdorimi i sapunit. Duke injoruar faktin që sado i mirë që të jetë sapuni, nuk ndalon së qeni një produkt goxha i ngurtë për lëkurën e ndjeshme të fytyrës. Është më mirë të përdoret sapun në formë të lëngshme, se sa të ngurtë.
  • Gabimi i dytë: Nuk kujdesemi sa duhet dhe ashtu si duhet për fytyrën tonë. Lëkura ka nevojë për pastrim të përditshëm (mëngjes e darkë) dhe për hidratim natyral.
  • Gabimi i tretë: Përdorimi i shumë produkteve në të njëjtën kohë. Çdo gjë që tejkalon masën e rekomandur sjellë efekte të kundërta. Apliki i i kremrave të shumta pengon ajrosejn e lëkurës dhe përshpejton procesin e shfaqjes së akneve.
  • Gabimi i katërt: Nuk konsumojmë shumë ujë, ose sepse harrojmë, ose sepse thjesht nuk na pëlqen. Mungesa e ujit shkakton dehidratim lëkure dhe shfaqje të menjëhershme rrudhash. Sipas mjekëve, të gjithë duhet të konsumojmë 2.5-3 litra ujë në ditë.
  • Gabimi i pestë: Nuk përdorim sun protector (kremra kundër rrezeve diellore), ekspozimi i tepërt në diell përveç plakjes së parakohshme, shkakton dhe kancer lëkure. Aplikimi i kremave në fjalë duhet kryer në çdo stinë të vitit, dhe jo vetëm në verë./albstroka.com/

AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top