You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » FOTOJA TRONDITËSE QË U VLERËSUA ME ÇMIM TË PARË NGA UNICEF

FOTOJA TRONDITËSE QË U VLERËSUA ME ÇMIM TË PARË NGA UNICEF

Nga Lorena Stroka

Vështrim i zbrazët dhe gjak i përzier me pluhur. Të gjitha këto në fytyrën e një fëmije të vogël në Siri. Fotoja e realizuar nga Niclas Hammarstrom u vlerësua me çmim të parë nga UNICEF-i dhe pasqyron qartë fytyrën e ashpër të luftës.

Portreti i vogëlushes së përgjakur rrëfen historinë e luftës civile në Siri me viktima të pafajshme.

Hammarstrom u ndesh me Diana Kilsi-n në tetor të 2012, kur kaloi një ditë të tërë duke fotografuar përpjekjet e ankthshme të mjekëve në siptalin Dar-al-Shifa.

11 vjeçarja luante me motrën dhe vëllain e saj jashtë shtëpisë së tyre kur  u godit papritmas. Duart që e mbajnë janë të vëllait të saj. Për fat të mirë, nuk u lëndua rëndë. Disa muaj më vonë, spitali u rrafshua./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top