You Are Here: Home » Kuriozitete » FOTO/ NJIHUNI ME KËRPUDHËN “GJAKRRJEDHËSE!”

FOTO/ NJIHUNI ME KËRPUDHËN “GJAKRRJEDHËSE!”

LORENA_STROKA_KERPUDHA_GJAKRRJEDHESENga Lorena Stroka

Hydnellum peckii është një lloj kërpudhe jo e ngrënshme, e cila dallon për pamjen e saj të mahnitshme. Ajo rritet kryesisht nën pishat e Amerikës së Veriut, Europës, ndërkohë që së fundmi është zbuluar edhe në Kore dhe Iran. Është pjesë e familjes Bankeraceae, dhe shumë e kanë quajtur “kërpudha gjakrrjedhëse”. Arsyeja besoj se është e qartë, dhe nuk ka nevojë për shpjegim të mëtejshëm! Kërpudha në fjalë, është thuajse tërësisht e bardhë, me përjashtim të “kapeles” dhe “këmbës”, si dhe e mbuluar me pika të kuqe, të cilat të japin përshtypjen se kërpudha po hemorragon kudo.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një lëng të sekretuar nga “kapelja” e kërpudhës, një lloj ngjyruesi që ka veti të ngjashme me heparin antikoagulant, i cili e mbron nga armiqtë e vet. Kjo ndodh vetëm në moshën e re të kërpudhës, me kalimin e kohës, merr ngjyrë gështenjë. Gjithashtu ka erë të pakëndshme dhe formë të ndryshueshme, shpesh ngjitet mbi trungjet e pemëve duke u “shtrirë” horizontalisht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

LORENA_STROKA_KERPUDHAlorena_stroka_kerpudha_qe_hemorragonlorena_stroka-_kuriozitete-albstroka

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top