You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » FOTO/ MAJMUNI ME SY… NJERIU!

FOTO/ MAJMUNI ME SY… NJERIU!

lesula-majmun-me-sy-njeriu-lorena-stroka-kuriozitete1Nga Lorena Stroka

Majmuni lesula (Cercopithecus lomamiensis), i njohur ndryshe si “majmuni i turpshëm”, mori përmasa njohjeje në vitin 2012, në Republikën Popullore të Kongos. Tipar kryesor i majmunit në fjalë, janë sytë e tij shprehës, që duken njësoj si të njerëzve. Edhe pse për vendasit lesula është një specie e njohur, komuniteti shkencor e zbuloi në fillim të 2007, gjetje të cilën më pas e konfirmoi zyrtarisht përmes një artikulli të botuar në 2012.

Lesula,  e cila jeton në pyje tropikale, dhe që shpesh aty bie pre e kafshëve të egra, besohet se  në rast mosndërhyrjeje nga organet kompetente, në vitet e ardhshme do të rrezikohet me zhdukje totale, për shkak të kërcënimeve dhe sulmeve që panon vazhdimisht. Për këtë arsye, ajo është konsideruar një specie e mbrojtur nga të gjitha konventat ndërkombëtare, si dhe është renditur në mesin e dhjetë specieve më të rëndësishme që janë zbuluar gjatë 2-3 viteve të fundit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

majmun-me-sy-njeriu-lesula-lorena-stroka-2lesula-majmune-me-sy-njeriu-lorena_stroka_shkrime

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top