You Are Here: Home » Kuriozitete » FOTO/ HAID AL-JAZIL, “MREKULLIA” E NDËRTUAR MBI SHKËMBINJ

FOTO/ HAID AL-JAZIL, “MREKULLIA” E NDËRTUAR MBI SHKËMBINJ

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-biografia-shkrime-1Nga Lorena Stroka

Në Jemen nuk ka liqene apo lumenj. Për njerëzit që jetojnë larg brigjeve, i vetmi burim për të siguruar ujë, janë disa vende të ulta mes malesh e kodrash, nëpër të cilat zakonisht kalon një rrjedhë e gjatë uji, të ashtuquajturat wadis. Për shkak të kësaj mungese, shumë njerëz detyrohen të ndërtojnë vendbanime të reja, si Haid Al-Jazil, mbi këto lugina, për të shfrytëzuar në maksimum burimet e përkohshme të ujit që gjenden aty.

Peizazhi përreth këtyre zonave, shpesh është tërësisht i shkretë dhe me kushte të kufizuara jetese. Shtëpitë janë të ngritura me tulla prej balte, ndërsa dyshemetë janë të shtruara me dru. Ky qytet është një ndër më karakteristikët e kësaj filozofie. Ai është i ndërtuar mbi një rradhë gurësh të mëdhenj, rreth 150 m mbi sipërfaqen e tokës, brenda një kornize të shkretë, që ngjan së tepërmi me fragment të shkëputur nga ndonjë film me karakter imagjinar./albstroka.com/

© AlbStroka.com

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-wikipedia-publiciste-shqiptarealbstroka-blog-lorena-stroka-biografia-foto-jeteshkrimi-publiciste

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top