You Are Here: Home » Gnomonologji » FORCA E THASHETHEMEVE – PAULO COELHO

FORCA E THASHETHEMEVE – PAULO COELHO

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Paulo Coelho

Një grua akuzonte vazhdimisht fqinjin e saj për hajdutësi, derisa një ditë e arrestuan. Pak kohë më vonë, policia vërtetoi se i riu ishte i pafajshëm. U la i lirë dhe paditi gruan për akuzat e padrejta.

- “Llafet që thashë nuk ishin dhe aq serioze”, i tha ajo gjyqtarit.

- “Dakord”, iu përgjigj ai. “Kur të ktheheni në shtëpi, shkruani në një copë letër gjithçka thatë për fqinjin tuaj. Në vazhdim, prijeni letrën në copëza të vogla dhe hidhini në rrugë. Nesër, ejani përsëri këtu për të mësuar vendimin e Gjykatës”.

Gruaja bëri atë që i tha ai, dhe të nesërmen u kthye sërish në Gjykatë.

- “Do të shfajësoheni vetëm në rast se më sillni këtu copëzat e letrës që grisët dje”, tha gjyqtari. “Përndryshe do të dënoheni me një vit burg”.

- “Po si mund t’i sjell? Era i mori të tëra…”.

- “Në të njëjtën mënyrë, një llaf i thjeshtë mund të përhapet në ajër dhe të përdhosë nderin e një njeriu. Më pas është e pamundur të rivendoset dëmi i bërë”./AlbStroka.com/

Mandej, gjyqtari e dërgoi gruan në burg…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top