You Are Here: Home » Gnomonologji » FORCA E RREZIKSHME E BUDALLALLËKUT…

FORCA E RREZIKSHME E BUDALLALLËKUT…

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-poete-perkthyese-shqiptareNga Lorena Stroka

Ashtu si fillimisht madhësia dhe brazdat e trurit ndanë njerëzit nga pjesa tjetër e mbretërisë shtazore, kështu dhe më vonë, u krye një lloj diferencimi mes vetë njerëzve (me ndikimin e mjedisit ku ata rriten). Pavarësisht rracës, ngjyrës, gjinisë, pasurisë, shkollimit apo ideologjisë që mund të kenë, ata klasifikohen në dy kategori: në TË ZGJUAR dhe në BUDALLENJ.

Edhe pse dallimi mes tyre nuk është i vështirë, ata që i përkasin kategorisë së parë, nuk e thonë, ndërsa ata që i përkasin kategorisë së dytë, thjesht nuk e dinë!

Budallai është i paparashikueshëm. Aq sa secili prej tyre në veçanti përbën burim i pashtershëm frymëzimi. Nuk ka asnjë dyshim që të gjithë nënvlerësojmë numrin e budallenjve të gjendur mes nesh. Sipas kurbës së Gauss-it, që përdoret për zbulimin e karakteristikave të ndryshme të një populli, rezulton së popullsia e botës përbëhet nga 25% budallenj, 25% të zgjuar dhe 50% të inteligjencës mesatare, me fjalë të tjera, një në katër persona është budalla!

Po çfarë është inteligjenca, cili është përkufizimi më i saktë që i është bërë asaj? Sipas Bergsonit inteligjenca s’është gjë tjetër veçse: “ekuilibrimi i instinkteve, emocioneve dhe intelektit”. Në të kundërt, çekuilibrimi i të gjitha këtyre përcakton budallallëkun./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top