You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PËR LËKURËN E VARUR, (EKSKLUZIVE)

MASKË PËR LËKURËN E VARUR, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Është padyshim një prej maskave që mund të të shndërrojë plotësisht, vetëm brenda disa minutave. Ndryshe nga të tjerat, mund të përsëritet çdo mëngjes, për forcim të menjëhershëm lëkure, duke ndihmuar njëkohësisht në zhdukjen e pikave të zeza, njollave ngjyrë kafe (qukave) dhe natyrisht në heqjen e akneve! Gjithashtu, mund ta përdorni dhe në pjesën e krahëve apo kofshëve, për forcim lokal.

Përbërësit që do të nevojiteni

pakëz bollgur (këto masa janë vetëm për fytyrë dhe qafë)

pakëz ujë

1 lugë çaj kripë

Përgatitja

Në një tas shtoni pakëz bollgur, një lugë çaj kripë dhe pakëz ujë, dhe përziejini mirë së bashku derisa të formohet një masë e trashë. Në vazhdim, aplikojeni në fytyrë (përveç syve) dhe qafë, duke e lënë të veprojë për rreth 20 minuta.albstroka.com Pastaj, shpëlahuni me ujë të ftohtë dhe përhapni kremin tuaj hidratues./albstroka.com/

*Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës… (kam disa gjëra për t’ju thënë…)

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top