You Are Here: Home » Gnomonologji » FJALËTEPRI TË TINGULLTA!

FJALËTEPRI TË TINGULLTA!

albstroka-blog-lorena-stroka-mendime-perkthime-poezi-poete-shkrimtare-perkthyese-gazetare-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Për të fshehur mungesën e të menduarit të vërtetë, disa njerëz kanë shpikur një makinë sajesash që prodhon fjalë të mëdha e të ndërlikuara, sugjerime të pafundme, shprehje të reja e të padëgjuara, të cilat krijojnë në tërësi një gjuhë vështirësisht të kuptueshme, që të lë përshtypjen e diturisë së gjithanshme.

Por, në thelb, të gjitha këto nuk thonë asgjë, askush nuk bëhet marrës i këtyre mendimeve, askush nuk ndjen se po mëson diçka të re. Përkundrazi të gjithë ndiejnë nevojën të shprehen njëzëshëm: “Mullirin e shikojmë që rrotullohet, po mielli ku është?!” Më në fund, shikojnë qartë sa sa të zbrazët, sa të ulët, sa të pangjyrë janë ata që fshihen prapa kësaj fjalëteprie kumbuese./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top