You Are Here: Home » Gnomonologji » HESHTJA ËSHTË NJË NGA ARGUMENTET MË TË VËSHTIRA PËR TË KUNDËRSHTUAR… DUHEJ TË KISHIM DY GOJË, NJË PËR TË HESHTUR DHE NJË PËR TË FOLUR… NË FUND NUK DO TË MBAJMË MEND FJALËT E ARMIQVE, POR HESHTJEN E MIQVE… VETËM HESHTJA ËSHTË MADHËSHTI, TË GJITHA TË TJERAT JANË DOBËSI…

HESHTJA ËSHTË NJË NGA ARGUMENTET MË TË VËSHTIRA PËR TË KUNDËRSHTUAR… DUHEJ TË KISHIM DY GOJË, NJË PËR TË HESHTUR DHE NJË PËR TË FOLUR… NË FUND NUK DO TË MBAJMË MEND FJALËT E ARMIQVE, POR HESHTJEN E MIQVE… VETËM HESHTJA ËSHTË MADHËSHTI, TË GJITHA TË TJERAT JANË DOBËSI…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  • Femrave u pëlqejnë meshkujt e heshtur. Mendojnë se i dëgjojnë.
  • Heshtja është një nga argumentet më të vështira për të kundërshtuar.
  • Gruaja di të heshtë kur ka të drejtë. Ndërsa burri kur ka të drejtë, vazhdon të flasë.
  • Duhej të kishim dy gojë, një për të heshtur dhe një për të folur.
  • Heshtja është gëzimi i fundit i fatkeqëve.
  • Zbulove se heshtja është diçka që mund ta dëgjosh.
  • Në fund nuk do të mbajmë mend fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve.
  • Para se të flasësh vetëpyetu: “Kjo që do them është e sjellshme, e domosdoshme, e vërtetë, është më e mirë se heshtja?”.
  • Në qoftë se një grua është e heshtur, dëgjoje me kujdes.
  • Vetëm heshtja është madhështi, të gjitha të tjerat janë dobësi./AlbStroka.com/
  • Duhet të heshtësh ose të thuash diçka më të mirë se heshtja.

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top