You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » Femrat që ndryshuan historinë…

Femrat që ndryshuan historinë…

albstroka-dita-nderkombetare-e-gruas-lorena-stroka-libra-gazetare-albstroka-blogNga Lorena Stroka

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mendova të rikujtojmë së bashku disa prej femrave më të rëndësishme në botë, të cilat me inteligjencën, vendosmërinë dhe guximin e tyre arritën të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë historinë…

Maud Wagner, ishte gruaja e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që guxoi të bënte tatuazhe në të gjithë trupin e saj, (1907).

Annie Lumpkins, ishte një nga veprimtaret më të njohura për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Annette Kellerman, ishte gruaja e parë pozoi me rroba banjo, gjë për të cilën më pas u arrestua.

Kathrine Switzer, ishte gruaja e parë që vrapoi në maratonën e Bostonit, pavarësisht përpjekjeve të organizatorëve për ta ndaluar atë, (1967).

Sarla Thakral, ishte gruaja e parë nga India që u diplomua për pilote, në vitin 1936.

Margaret Bourke-White, ishte fotografja e parë (femër) që u ngjitë në ndërtesën e Chrysler, (1934).

Anna Fisher, ishte nëna e parë që shkoi në Hapësirë, në vitet 80-të.

Amelia Earhart, ishte gruaja e parë që fluturoi me aeroplan mbi Oqeanin Atllantik (1928).

Gertrude Ederle, ishte gruaja e parë në botë që notoi në Kanalin e la Manshit, (1926).

Leola N. King, ishte policja e parë rrugore në Amerikë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top