You Are Here: Home » Mjekësi » Fëmijët e parëlindur kanë tension më të lartë

Fëmijët e parëlindur kanë tension më të lartë

Nga Lorena Stroka

Një hulumtim i ri nga Masaçuseti i SHBA vjen të vërtetojë atë që shumë prej nesh e dinë mirë: vëllezërit e vegjël gjithmonë na ngrenë tensionin. Sipas studimit të botuar në revistën shkencore Economics and Human Biology, fëmijët e mëdhenj mund të kenë tension më të lartë kur kanë vëllezër apo motra më të vegjël në familje.

Studiuesit vunë re se kur fëmija ka vëlla më të vogël, tensioni i gjakut të tij mund të rritet nga 3% deri në 5.9%, ndësa kur ka motër më të vogël, tensioni mund të shkojë deri në 3.8%.

Specialistët që monitoruan 374 persona nga rreth 200 familje që jetojnë në fshatrat e Amazonës, në Bolivi, theksuan se për fëmijët ardhja e një anëtari të ri në familje është e vështirë, sepse tërheq vëmendjen e prindërve.

“Përveç kësaj, sa më shumë vëllezër të vegjël ka, aq më tepër rriten detyrat e fëmijës së madh“, nënvizoi shkencëtari Wu Zeng. Megjithatë, u vërejtë se me kalimin e kohës, “ndikimi” i vëllezërve më të vegjël në tensionin e gjakut pëson rënie graduale./AlbStroka/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top