You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ERËZAT QË NUK DUHET TË MUNGOJNË NGA ASNJË SHTËPI

ERËZAT QË NUK DUHET TË MUNGOJNË NGA ASNJË SHTËPI

© Lorena Stroka

Jo pa të drejtë dietologët këshillojnë herë pas here përfshirjen e erëzave pa yndrna, sheqer apo kripë në ushqyerjen tonë të përditshme. Kërkimet shumëvjeçare kanë dëshmuar se erëzat janë të pasura me antioksidantë dhe vlera të tjera ushqyese. Për shembull, një lugë çaji kanellë ka numër të barabartë antioksidantësh me gjysmë filxhani lëng shege. Në mënyrë të veçantë ato janë:

ANTIOKSIDANTE:  I mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula që ndodhen kudo. Antioksidantë quhen beta-carotene, luteini, selinoja, vitaminat A. C dhe E.

ANTI-INFLAMATORE: E ndihmojnë trupin të mbyllë flegmonitë e brendshme dhe të jashtme që krijohen nga zakonet e këqija të jetesës me kalimin e viteve.

DOBËSUESE: Erëzat kanë aftësinë të rritin metabolizmin, të krijojnë ndjesi ngopjeje si dhe të ndihmojnë në kontrollin e peshës.

ERËZAT QË NUK DUHET TË MUNGOJNË NGA ASNJË SHTËPI

KANELLA: Përmban polifenole që ndihmojnë në tretjen e sheqernave në gjak.

RIGONI: Një lugë çaji rigon përmban po aq antioksidantë sa tre filxhanë brokoli.

ROZMARINA: Është vërtetuar se rozmarina është një nga erëzat më efikase për trajtimine flegmonive të brendshme dhe të jashtme.

KURKUMINI: Është erëza e artë që ndihmon në funksionin e mirë të zemrës dhe trurit.

TRUMZA: Ndihmon në sistemin e frymëmarrjes dhe është antioksidante.

XHENXHEFILI: Megjithëse mund t’ju duket e çuditshme, një lugë çaji xhenxhefil ka numër të barabartë antioksidantësh me një filxhan spinaq. Në qoftë se ka dhe shije djegëse, atëherë mund të kontribuojë edhe në procesin e tretjes.

SPECAT DJEGËSE (TË THARA): Kokërrizat e piperit të kuq dhe paprika prodhohen nga specat e kuqe djegëse. Kontribuojnë në funksionin e mirë të matabolizmit si dhe krijojnë ndjesi ngopjeje./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top