You Are Here: Home » Mjekësi » Gjenetikë: Shkencëtarët krijuan spermë njeriu

Gjenetikë: Shkencëtarët krijuan spermë njeriu

Nga  Lorena Stroka

Tronditje sjellë në fushën e mjekësisë lajmi, që shkencëtarët Britanikë krjiuan spermë njeriu, duke përdorur blastocite të marra nga embrioni. Në qoftë se diçka e tillë vërtetohet, atëherë,  ky hap i rëndësishëm do të përbëjë pikënisje e re në fushën e gjenetikës, ndërsa shumë burra që kanë probleme pjellshmërie do të shpresojnë sërish. Sipas kërkuesëve të Institutit të blastociteve në verilindje të Anglisë, në Newcastle, pas kryerjes së disa ndryshimeve të vogla në spermë, ajo do të jetë në gjendje të pllenojë vezën. Sipas shkencëtarëve, brenda 10 viteve të ardhshme, metoda në fjalë, do t’u vijë në ndihmë të gjitha çifteve që vështirësohen të bëjnë fëmijë.  Gjithashtu, planifikojnë që në të ardhmen e largët, të krijojnë spermë nga blastocitet femërore, gjë që praktikisht do të thotë se një grua nuk do të nevojitet me ndihmën e një burri për t’u bërë nënë. Është hera e parë që krijohet spermë njeriu në laborator./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top