You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » ELIKSIRI NATYROR QË RIKTHEN FORCËN DHE SHËNDETIN E FLOKËVE TË LYERA

ELIKSIRI NATYROR QË RIKTHEN FORCËN DHE SHËNDETIN E FLOKËVE TË LYERA

albstroka-blog-maske-ideale-per-floke-te-lyera-lorena-stroka-gazetare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Flokët e lyera mund të ndryshojnë plotësisht imazhin e fytyrës së femrave, herë pozitivisht e herë negativisht. Gjithçka varet nga cilësia e bojës, ngjyra e zgjedhur, mënyra e aplikimit dhe shpeshtësia e përdorimit. Të gjitha këto së bashku krijojnë shkallën e dëmtmit të tyre… Disa prej problemeve më të hasura tek flokët e lyera janë: humbja e shkëlqimit të fijeve, thatësia e dukshme dhe këputja e lehtë në çdo stinë.

Duke qenë se unë vetë nuk i kam lyer flokët asnjëherë deri më sot, (thjesht kam përdorur 1-2 herë në vit pak lëng kamomili për ruajtjen e ngjyrës së artë), shpesh herë më tingëllonin të ekzagjeruara ankesat e femrave që i nënshtroheshin procesit të ngjyrimt të flokëve çdo dy javë. Mirëpo kur konstatova se ankesat bazoheshin në fakte reale, atëherë ndryshova qëndrim duke u bërë më mirëkuptuese ndaj tyre.

Flokët që kalojnë të gjitha fazat e ngjyrimit sistematik, në më të shumtën e herëve pësojnë djegie të plotë ose të pjesshme. Në këto raste, vetëm dy rrugë të mbeten: ose t’i presësh (shumë shkurt) ose të zgjedhësh maskën e duhur për rikthimin e forcës dhe shëndetit të tyre…

Për të gjitha ju që prerja është masa e fundit që do të ndërmerrnit, zgjidhja më e përshtatshme është aplikimi i maskës së mëposhtme me efekte jashtëzakonisht të mira…

Përbërësit

1 filxhan kafeje lëng aloe vera

1 filxhan kafeje banane të shtypur (në formë pureje)

2 lugë gjelle vaj kastori

Përgatitja

Në një tas prej qelqi përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene. Në vazhdim, aplikojeni nga rrënjët tek bishtat dhe mbështillini me një membranë plastike rreth 20 minuta. Në fund, shpëlajini me ujë të vakët. Për efekte sa më të shpejta, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top