You Are Here: Home » Kuriozitete » Eksperimenti që i kushtoi vendin e punës!

Eksperimenti që i kushtoi vendin e punës!

Nga Lorena Stroka

Në fund të vitit 1500 mbizotëronte bindja se objektet e rënda bien më shpejt se ato të lehtat. Këtë e kishte thënë edhe Aristoteli. Është e habitshme por u deshën shumë vite që të gjendej dikush që të hidhte poshtë këtë doktrinë që filloi nga Greqia e Lashtë. Galileo Galilei, i cili ishte matematikan në Universitetin e Pizës, guxoi të shprehte të kundërtën e asaj që besohej deri në atë kohë. Thuhet se lëshoi dy objekte me pesha të ndryshme nga maja e kullës së Pizës, duke treguar se ato ranë përtokë në të njëjtën kohë. Sigurisht, eksperimenti në fjalë i kushtoi punën, megjithatë arriti të kalonte mesazhin se një riekzaminim mund të ndryshojë shumë gjëra, pavarësisht se ato mund të jenë thënë nga njerëz të shquar të fushave të ndryshme.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top