You Are Here: Home » Kuriozitete » E vrau zbulimi i saj!

E vrau zbulimi i saj!

Nga Lorena Stroka

Marie Curie (1867 – 1934)

Gruaja e parë e cila fitoi çmimin Nobel fatkeqësisht vdiq për shkak të ekspozimit të tepërt në radioaktivitet. Curie ishte fizikantja Franceze që zbuloi poloniumin dhe radiumin, dy elemente që përmbajnë radioaktivitet të lartë.

Edhe pse Curie përdorte gazin e radonit për të shëruar ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Parë Botërore, ekspozimi i vazhdueshëm në të e çoi drejt vdekjes… Me kalimin e kohës, shëndeti i saj përkeqësohej gradualisht, derisa u shua në moshën 67 vjeçare.

Atëherë, në vitin 1934, si shkak i vdekjes së saj u regjistrua anemia aplastike, një sëmundje serioze që ka të bëjë me ndalimin e prodhimit të qelizave të gjakut në palcën e eshtrave.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top