You Are Here: Home » Kuriozitete » E RRALLË, ZBULOHET GJALLESA ME ORGAN TË KATËRFISHTË GJENITAL! (FOTO)

E RRALLË, ZBULOHET GJALLESA ME ORGAN TË KATËRFISHTË GJENITAL! (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Pagojë i ka lënë biologët një gjallesë e rrallë, e cila lëvizë në kufijtë e frikshmërisë dhe duket sikur ka kërcyer prej  përrallave fantastiko-shkencore. Nuk është forma e pazakontë, as dhjetëra gjëmbat e ngulitur në gjuhën  e saj, por, është organi gjenital me katër koka që ka…

Gjallesa e veçantë me sqepin e gjatë, e cila ngjan më së shumti me milingonë-ngrënës, jeton në Guinean e Re, ndërkohë që versioni femëror ka vaginë të dyfishtë.

Sipas shkencëtarëve, gjatë raportit seksual, mashkulli përdorë që të katër kokat e organit të vet në mënyrë të alternuar (dy e nga dy) për të mos lënë asnjë të zhgënjyer. Gjithashtu, një tjetër karakteristikë e veçantë e këtyre “përbindëshave” mikroskopikë është fakti që pas lindjes së vezëve, femra zhvillon një tip qese, si marsupialet.

albstroka-zbulohet-gjallesa-me-organ-te-katerfishte-gjenital-albstroka-blog-lorena-stroka-shkrimeAkoma dhe mënyra e ushqyerjes së tyre dallon prej gjallesave të tjera, të cilën porsa e gjejnë, e bluajnë imët me ndihmën e gjëmbave të ashpër që kanë në gojë, duke i bërë kështu akoma dhe më të tmerrshme. Pas gjithë këtyre, gjallesat në fjalë, kanë katër arsye më shumë për t’u ndjerë më krenare se të tjerat!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top